Enjoying our demo? Submit your e-mail and we will get back to you with personalised offer.

Histori

Sanxhaku i Shkodrës në kronikat e 1614

04/06/2018
Abstrakti
Texti i plotë

Sanxhaku i Shkodrës në kronikat e 1614

Fisnikja e Kotorrit, Mariana Bolice Kotoranina, personalitet public i Republikës së Venecies, në vitin 1614 vizitoi Sanxhakun e Shkodrës dhe në perfundim, në letrat dërguar miqëve, ne relacionet dhe në ditarin e saj, i pasqyron në mënyrë të hollësishme të gjitha qytetet, krahinat, fshatrat, lagjet, numërin e shtepive dhe të banoreve, ritet, zakonet, pasuritë dhe armatimin e popullatës të sanxhakut, që ajo me krenari e quan Dukati i Shkodrës.[1]

Në përfundim të udhëtimit në Sanxhakun Shkodrës, Mariana Kotoranina, informoi shumë të ndriturin zotin Maffio Michiele, të cilin e kishte njohur që në vitin 1611, gjatë transferimit në Istria të 200 refugjatëve albanezë. Ne vitet e me pasme i forcuan raportet e miqesise e te bashkpunimit, madje Maffio i kishte sugjeruar dhe e kishte mbeshtetur të vizitonte dhe të njihte banorët e Sanxhakut të Shkodrës.[2]

Mariana Kotoranina, në letrën e përshëndetjes dërguar Maffio Michiele, ndër të tjera i shkruan:  [1, 3, 4, 5]

     Shumë i shkëlqyeri Zotëri! E nxitur nga shumë rrethana dhe nga këshillat e miqëve dhe fisnikëve, realizova disa udhëtime, vizitova dhe u prita nga shumë personazhe të rendesishëm turq, që më lejuan të kaloj nëpër një pjesë të madhe të Shqipërisë dhe në gjithe Malin e Zi, pra në të gjithë Dukatin – Sanxhakun e Shkodres.

     Mendoj, se të gjithë ketë kohë e shpenzova me dobi, madje kam shfrytëzuar dhe minutat duke vrojtuar jetesën e banorëve dhe të prijësave të këtyre popujve.

     Gjatë kësaj kohe, mësova, se disa persona të pakujdesshem e të nxitur nga shpirti i xheloisë, me relacione të çuditëshme dhe të pavlera, nuk e kanë treguar të vërtetën.

     Në këto vite që jetoj ketu, kam konstatuar se përtej kufijve të atdheut tim Kotorrit, ushtarë të shumte turq, dynden për të sulmuar malësorët albanezë, të cilët janë rrebeluar kundër zonjës Turqi.

     Shkova dhe i vizitova këto vise, pashë ngjyrat e qyteteve kryesore të Dukatit të Shkodres, krahinat, fshatrat dhe shtëpitë e banorëve, tregova emrat e atyre që komandojnë, sa njerëz mobilizojne për të luftuar, çfarë armësh kanë, si dhe kam përshkruar ritet e në veçanti zakonet.

     Po ju shtoj dhe konsideratat e mia, për postierët e letrave publike, që dërgohen nga Venecia në Kostantinopojë nga shumë i ndrituri dhe i shkëlqyeri zoti Bailo, ne adresat e personave ne Mal te Zi dhe ne Kostan-tinopojë, si dhe kthimin e tyre deri në Kotorr; kam përshkruar rrugën e gjatë, ndalesat dhe pushimet, që ata bëjnë për ditë, tregoj për shpemzimet e parave publike dhe njëkohësisht të kohës së harxhuar.

     Të gjitha këto ua dedikoj Zoterisë Tuaj shumë të ndritur, duke ju lutur

t’i pranoni mirësisht, nga sherbetorja e juaj e devoteshme dhe t’i merrni si pronë e vullnetit tim të mirë, me detyrime të shumta ndaj jush dhe me dëshirën të përkujdesem e t’ju shërbej ashtu si duhet.

     Në emër të Madhit Zot, ju uroj jetë të gjatë dhe lumturi, në atdheun tonë të bekuar nga Ati ynë i dashur, me shembujt dhe me integritetin e zakoneve dhe mënyrat e qeverisjes tuaj, me shkëlqimin dhe fisnikerinë, mirësjelljen dhe dashamirësinë, që ju bëjnë të admirueshëm …

së fundi ju puth dorën përulësisht

Me besim e me shumë nderime.

Venecia 25 maj 1614. P

Kroniste e kujdesëshme e realitetit dhe hartuese e relacioneve për Sanxhakun, ose me sakte per Dukatin e Shkodres, tani i komanduar nga turko-shqiptari Mehmed bey Ballichienovich (Mehmet Bej Balliçenoviç).

*   *   *

Në vitin 1614, Sanxhaku i Shkodrës, kishte gjashtë njësi administrative: Mali i Zi, Tivari, Ulqini, Shkodra, Podgorica dhe Pllava, pra përfshinte trojet e Dukatit të Shkodrës, në varësi të Albania -Veneta të periudhës para pushtimit turk. Si kuptohet, ne fillimet e shekullit XVII, Mali i Zi ishte nje njesi administrative lokale e banuar me malazeze dhe albaneze.

Sanxhaku i Shkodres, ne vitin 1614 qeverisej nga renegati albanez Mehmet Bej Balliçenoviç

Gjatë udhëtimit nëpër këto troje, Mariana Kotoranina vizitoi pothuajse të gjitha qendrat e banuara të Sanxhakut, takoi e bisedoi me banorët e qyteteve, dhe të fshatrave mbajti shenime demografike, duke realizuar censimentin e parë historik të popullatës, tregoi vendëndodhjen e fshatrave, të lagje e fiseve, emerat e fshatrave, ne gjuhe latine, shqipe dhe sllave, takoi prijësat e fiseve, madje saktesoi dhe numërin e burrave të armatosur dhe komandantët e çetave të komitëve, që luftonin kundër pushtuesve  turqë.

Një vend të veçantë i kushtoi postiereve, që udhetonin për të dërguar letrat në Kostantinopojë, në Venecia, në Kotorr, në Shkodër dhe anasjelltas, përshkruan rrugën e vjetër dhe rrugën e re; analizon cilët janë rrugekalimet më të mira, cilat janë më të përshtatëshmet dhe më të shpejtat për t’u ndjekur, sa ishte diferenca nga njera tjetra e nga një ditë në tjetrën, në rrugëtimet nëpër territoret albaneze gjate veres e ne dimer. Ajo preçizon emërat e viseve, bujtinat dhe vendëpushimet, qe frekuento-nin postierët gjatë udhëtimit nga Kotorri në Kostantinopojë.

Njohja me realitetin albanez të atyre viteve, e nxitën kureshtjen e saj të kaloi tejet Sanxhakut të Shkodrës, kësisoj vizitoi dhe i përshkroi me imtësi portet, lumenjtë, anijet e barkat nga Tivari deri në Vlorë, rrëfen emëra të veçantë fshatrash të zonave bregdetare, studioi aspektet hidrogjeologjike të lumenjëve që derdhen në detin Adriatik e në fund pershkruan Lezhën, Durrësin dhe Krujën.

Mariana Kotoranina, rrëfen për kryengritësit albanezë në malet mbi Podgoricën e pushtuar nga turqit, tregon për ekspeditat masive te ushtrise turke kundër malësorëve, tregon për viset ku jetojnë malësorët rrebela dhe egërsinë e ushtrisë turke për t’i nënshtruar.

Relacionet e fisnikes Mariana Kotoranina janë një arsenal enciklopedik me vlera të mëdha historike, kulturore, eknomike, shoqërore dhe patriotike për vendin tonë, janë të dhëna dhe dëshmi që dokumentojne  kush ishim ne 400 vjet më parë.

Në pjesën e fundit të kronikës tregon udhëtimin në sanxhakun e Hercegovinës, në veçanti përqendrohet në qytetet Kastelnovo dhe Rizoni, si dhe për qendrat e banuara në shpatet e maleve rreth gjirit të Kotorrit.

Emërat e personave dhe e gjithë toponimia, në relacionin origjinal janë shkruar në gjuhë italiane, andaj per te lehteuar njohjen e kesaj omonimie dhe toponomie masive kam vendosur emërat në gjuhën shqipe, madje për disa toponime që janë ndryshuar, prezantoj emërin aktual.

 

MALI I ZI

Mali i Zi, në veri kufizohet me Kotorrin dhe me Sanxhakun e Hercegovines, në lindje me liqenin e Shkodrës, ndersa ne jug ndahet nga Podgorica nga lumi Moraça.

Territori i Mali të Zi qeveriset nga i shkelqyeri zoti Giovanni Cernovici (Gjon Cernoviçi), që e ka selinë në Zhabiak, në fortesën e ndërtuar në majën e një kodre, ne anen veriore te ciles pershkohet nga lumi Moraça, i cili buron ne Malin Rza?a dhe derdhet ne bregun lindor të liqenit të Shkodres.

Fortesa qarkohet nga disa qendra të banuara, me 250 shtëpi. Shumica e banorëve të Zhabiakut janë të krishterë, të ritit ortodoks dhe merren me peshkimin e skorancës (latinisht: Alburnus scoranza).

Në kështjellë qëndron Dizdar Agai (roja i keshtjellës), koxhai dhe kadiu   turk, te cilet qeverisin me ligjet e Perandorisë Osmane. Në brendësi të kështjellës kanë mbetur vetëm 15 shtëpi, të tjerat i shka-tërruan turqit, ndërsa kishën e Shen Zorzit e kanë shndërruar në xhami.

Kjo pjese e Malit te Zi përfshinë 90 fshatra, me 3524 shtëpi dhe mund të organizoi 8027 komita, ndër të cilët 1000 harkëtar, të tjerët të armatosur me balestra, shpata, targa dhe heshta.

Ne aspektin administrativ, ndahet ne pese pjese.

perfshine 10 fshatra te quajturat Huna.

Ne qender jane 32 vfshatrat e Gliubettin (Liubetina) te komanduara nga Spachi Vuio (Spahiu Vuio).

Pliesiuzi (Plijezivci – Plijevici), permbledh kater fshatra, te cilet ne veri kufizohen me Hercegovinen. Ne

Plijevic kalon lumi Povia, qe derdhet ne nje liqen te vogel e ne vazhdim, ne Momiši?i (Momisiçi), prane

Podgorices, derdhet ne lumin Moraça.

Cerniza (Çernica), perfshine 25 fshatra dhe kufizohet me liqenin e Shkodres dhe Pastrovichio (Pastroviç).

Gliescopoglie (Leskopolje), perfshine 19 fshatra, ne kufi me Podgoricen.

Ne vazhdim, Mariana Kotoranina pershkruan me rradhe fshatrat e kesaj pjese, nga rezulton se ka nje bashkëpopullim te malazezeve me albanezet dhe ne trojet e thella te kesaj treve, madje dhe ne Hercegovine.

 

Huna.

– Villa Gnegussi Miraz Zalasi (Vila Njegusi i Miraz Xalazi). Ka 200 shtëpi dhe 480 banorë te armatosur, me komandant kontin Nico Raizen. (Niko Raixën)

Vila Njegusi ngrihet në maje mali dhe perpara ka fushën pjellore të rrethuar me kurorën e maleve, në formë amfiteatri. Banorët kultivojne lloje të ndryshme drithrash, por pak pemë frutore, pasi nuk i rezistojnë të ftohtit dhe bores se dendur, qe nganjëhere vazhdojne dhe ne muajin maj. Ne Miraz, perfshihen dhe shtepite e Obod, te komanduar nga konti Nico Raizcov nga Gnegussi (Niko Raickov i Njegusit).

Ne vitet e me prehme, me urdher te Carit te Serbise, Oboti ishte dhene ne varesi Kotorrit, ndersa pas pushtimit nga turqit, e ndane nga Kotorri me nje territor prej tre milje te Vila Spigliari (Spiliari).

Kjo pjese toke me kullota te gjera e te begateshme, ishte shnderruaar ne objekt konflikti mes banoreve te Kotorrit dhe te Obodit. Banoret e Kotorrit i kundershtonin obodasit te sillnin bagetine ne Vila di Spiglari. Per te zgjidhur kete situate, Feriz Begu, me urdher te Portes se Larte, e ndau Villa di Spigliari, gjysmen ia dha Dalmacise dhe gjysmën Kotorrit.

Me keto vendime, u zgjeruan kufijt e Obod-it me 2 milje ne gjeresi dhe 8 milje ne gjatesi, zgjidhje qe u miratua dhe nga Stmbolli

– Zetigna (Cetinja). Qender e vogel banimi me 70 shtepi, me 170 burra te armatosur, te komandur konti Batrich Vulacov (Batriç Vulakov).

Cetinja ndodhet ne nje vend ju shumë fertil, e shtrire ne rreth 4 milje gjatesi dhe 2 milje gjeresi, ku ndodhen disa puse dhe burime me uje te fresket. Sundimtari iCetinjes, konti Gjon Cernoviçi, aty kishte ndertuar nje manastir te vogel te bukur te murgjerve Kallogjer te Shen Bazilit, te ritit Serbo-ortodoks. Ky manastir ishte selia e ipeshkevit dhe qendra e 25 kallogjereve, si dhe e 40 klerikeve dhe motrave laike.

Ipeshkevi, si prelat metropolit, ishte udheheqesi shpirteror per te gjithe banoret e Malit te Zi dhe njihte si superior vetem patriarkun e Pejes.

Ne vazhdim renditen disa fshatra te vegjel, te banuar me malazeze dhe albaneze:

– Thieclichi (Tekliçi). Ka 64 shtepi, me 160 burra te armatosur, me prijes Radivoie Radognin (Radonjin).

– Bielize (Belica). Fshat me 70 shtepi, me 180 burra te aramatosur, me prijes Vuchsan Jovanov

– Zuse (Zusi). Me 175 shtepi, me 237 burra te aramatosur, me prijes Vule dhe Nico Raicev (Niko Raice).

– Ozrihnich (Ozriniç). Fshat me 60 shtepi, me 100 burra te armatosur, me prijes Ivan Raicev 100.

– Bielod. Ka vetem me 24 shtepi, me 70 burra te armatosur, me prijes Vuco Nichev (Vuko Niçev).

– Braich (Braiç). Fshat me 50 shtepi, me 150 burra te armatosur, me prijes Giuro Vuldin (Gjuro Vuldin).

– Pobor. Ka 50 shtepi, me 130 burra te armatosur, me prijes Vuco Miglcov (Vuk Maglcov).

– Mahine. Fshat me 120 shtepi te banuar nga albaneze, e kufizuar ne jug me Budva dhe Pastoviç, me 300

burra te armatosur, me prijes Giuro Gegovich (Gjuro Gegoviç).

 

Gliubettin (Liubetina)

– Gliubettin (Liubetina). Ka 70 shtepi, me 160 burra te armatosur, me prijes Vuco Raizcev (Vuk Raicev).

Vuka eshte kapo i gjithe Mali te Zi, mban titullin Spahi, te akorduar nga Stambolli. Nen komanden e tij

jane njerez te armatosur.

– Ceclin (Çeklina). Ka 40 shtepi, me 80 burra te armatosur, me prijes Pero Jovanov.

– Gragiani (Graxhiani). Ka 30 shtepi te banuar me albaneze, me 65 burra te armatosur, me

prijes Vuchisan Petrov (Vuksan Petrov).

–  Dobro. Ka 47 shtepi, me 120 burra te armatosur, me prijes Vuco Radoslav Radognon (R. Radonjon).

– Boccovo (Bokova). Ka 20 shtepi, me 40 burra te armatosur, me prijes Radogniza Raizcov

(Radonjica Raicov).

– Cossieri (Kosieri). Ka 36 shtepi, me 90 burra te armatosur, me prijes Raizio Jovassovich (Raiz

Jovasoviç).

– Pellesse. Fshat i vogel, pothuajse sa një lagje me 15 shtëpi, me 40 burra te armatosur, me prijes Nico

Braiov (Niko Braiov).

– Bruich (Bruç). Ka 35 shtepi, me 80 burra te armatosur, me prijes Vuchssan Radognin

(Vuksan Radonjin).

– Orvassi Ka 36 shtepi, me 40 burra te armatosur, me prijes Jovo Raizhov (J. Raizov).

– Arbanassi. Ka 20 shtepi, me 45 burra te armatosur, me prijes Nico Migliev (Niko Milev).

– Stetari. Ka 15 shtepi, me 30 burra te armatosur, me prijes Rado Jovanov.

– Zagora. Ka 17 shtepi, me 50 burra te armatosur, me prijes Pero Vuchssanov (P. Vuksanov).

– Piperi. Ka 20 shtepi, me 50 burra te armatosur, me prijes Bratich Nicollin (Bratiç Nilolli).

– Dodeza. Ka 20 shtepi, me 40 burra te armatosur, me prijes Marco Danzulov  (Mark Danxulov).

– Riezani. Ka 20 shtepi, me 50 burra te armatosur, me prijes Nicaz Giuretin (Nikaz Gjiuretini).

– Jednossi. Ka 17 shtepi, me 37 burra te armatosur, me prijes Vule Alexin (Vule Aleksi).

– Prievosi. Ka 23 shtepi, me 50 burra te armatosur, me prijes Rado Stepanov.

– Tamovo (Tamova). Ka 18 shtepi, me 40 burra te armatosur, me prijes Alexa Zanov.

– Comarno (Komarna). Fshat me (?) shtepi, me 33 burra te aramatosur, me prijes Rado Brainov.

– Zabes (Xabez). Ka 12 shtepi, me 26 burra te armatosur, me prijes Nicaz Boianov (Nikaz Boianov)

– Segliani (Seliani). Ka 25 shtepi, me 60 burra te armatosur, me prijes Lacho Bratechiev (Lako Brateçev).

– Jesse. Ka 21 shtepi, me 50 burra te armatosur, me prijes Vuchssan Braianov (Vuksan Braianov).

– Vlichi (Vliki). Ka 27 shtepi, me 58 burra te armatosur, me prijes Mario Giuretin (M. Gjuretini).

– Cassize (Kasica). Ka 20 shtepi, me 40 burra te armatosur, me prijes Vulatto Vucetin.

– Jalaz. Ka 17 shtëpi, me 36 burra të armatosur, me prijës Vule Boretin.

– Gaze. Ka 19 shtëpi, me 45 burra te armatosur, me prijes Andria Giuretin (Gjuretin).

– Sissoevich (Zisoeviç). Ka 23 shtepi, me 60 burra te armatosur, me prijes Tomas Jovanov 60.

– Luchii (Luki). Ka 15 shtëpi, me 30 burra të armatosur, me prijës Ravzio Ravmillov 38.

– Andrin. Ka 23 shtëpi, me 47 burra të armatosur, me prijës Raizo Vilov.

– Prevulacha (Prevulaka). Ka 30 shtëpi, me 66 burra të armatosur, me prijës Giuro Braiov (Gjuro Braiov).

– Ribassi. Ka 37 shtëpi, me 80 burra të armatosur, me prijës Vucina Jancov (Vuçina Jankov).

– Druxichi (Druksiqi). Ka 20 shtëpi, buze liqenit te Shkodres, me 46 burra të armatosur, me prijës

Alixa Vucetin (Aleks Vuçeti).

 

III. Pliesiuzi – Plijezivci – Plijevici.

(Plijezivci – Plijevici), permbledh vetem kater fshatra te banuar nga malazeze. Plijevici ne veri kufizohet me Hercegovinen dhe eshte dy dite rruge larg Kotorrit. Ne Plijevici kalon lumi Povia, qe derdhet ne nje liqen te vogel, shume i pasur me peshk te ujrave te embel, sidomos me krap. Nga liqeni del lumi, i cili ne Momiši?i (Momisiçi), prane Podgorices, derdhet ne lumin Moraça.

– Plijezivzi (Plijevici). Qender e banuar me 47 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Vuchich

Mircetich (Vuçiç Mirketiç).

– Braicovich (Braikoviç). Ka 50 shtëpi, me 120 burra të armatos, me prijës Marco Brithvich (Mark Britviç).

– Gardovo (Gardova). Fshat me 60 shtëpi, me 160 burra të armatosur, me prijës Nicaz Perov (Perov Nikazi).

– Ranci (Ranzi). Fshat i thelle ndërmale, në kufi me Hercegovinen, ka 70 shtëpi dhe 150 burra të armatosur,

me prijës Vuco Marcov (Vuk Marku).

Cerniza (Çernica).

– Garbavaz (Garbavac). Ka 47 shtëpi, me 105 burra të armatosur, me prijës Rado Stiepov.

– Goriciani (Goriçan). Ka 33 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijës Nico Boiov (Niko Boiov).

– Piranichi(Piraniqi). Ka 29 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijës Raizco Mijov (Raicko Mijov).

– Desichi (Deziq). Ka 41 shtëpi, me 97 burra të armatosur, me prijës Rado Raizcov (R. Raickov).

– Farmachi (Farmaçi). Ka 31 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijës Stanissa Juonov.

– Stagnevichi (Stagneviçi). Fshat me 25 shtëpi, me 57 burra të armatosur, me prijës Rado Gruin.

– Goriza (Gorica). Fshat me 43 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Raizco Torban 100.

– Momessichi (Momesiqi). Ka 52 shtëpi, me 120 burra të armatosur, me prijës Vuco Mixov (Vuk Miksov)

Kete fshat e ndane nga Podgorica, lumi Morazza (Moraça).

– Vuranichi (Vuraniq). Ka 38 shtëpi, me 87 burra të armatosur, me prijës Nixa Popov.

– Tolossi. Ka me 27 shtëpi, me 58 burra të armatosur, me prijës Raizco Vuchmirov (Raicko Vukmirov).

– Lusniza (Luznica). Ka 41 shtëpi, me 90 burra të armatosur, me prijës Braian Marcov (Braian Markov).

– Beri. Ka 32 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijës Sale Jovanov.

– Steche (Steke). Ka 29 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijës Nico Lazov.

– Orvasi (Orvazzi). Ka 37 shtëpi, me 83 burra të armatosur, me prijës Andrea Jovov.

– Buronich (Buroniq). Ka 24 shtëpi, me 53 burra të armatosur, me prijës Braio Peiov.

– Crusce (Krusha). Ka 31 shtëpi, me 72 burra të armatosur, me prijës Ivan Vuchsanov (I. Vuksanov).

– Comani (Komani i Eperm). Ka 53 shtëpi, me 150 burra të armatosur, me prijës Lach Braiov (Lek Braia).

– Comani da Basso (Komani i Poshtem). Fshat me 60 shtëpi, me 160 burra të armatosur, me prijës Vuiach

Nichssin (Vuiak Nikshini).

– Villeniza (Villeza). Ka 38 shtëpi, me 93 burra të armatosur, me prijës Tomas Bratichiev.

– Comette (Komete). Ka 28 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijës Andrias Dabov

– Stagnievich overo Cochotte (Stanjeviç ose Koçota). Fshat me 62 shtëpi, me 127 burra të armatosur, me

prijës Peio Vrancov (Peio Vranko).

– Gradaz (Gradac). Ka 21 shtëpi, me 51 burra të armatosur, me prijës Stano Vuiov.

– Dobrotichi (Dobrotiq). Ka 27 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijës Vuchovis Alexin (Aleksi).

– Golemadi. Ka 24 shtëpi, me 57 burra të armatosur, me prijës Belo Vuicov (Bello Vuikov).

– Suri. Ka 32 shtëpi, me 72 burra të armatosur, me prijës Lalla Tomasev.

– Jednos. Ka 29 shtëpi, me 63 burra të armatosur, me prijës Todor Vuiazin.

Gliescopoglie (Leskopolje).

– Grabovgliani (Grabovliani). Ka 60 shtëpi, 130 burra të armatosur; prijës Vuco Danciulov (Vuk Dançiulov). – Optocich (Optoçiq). Ka 37 shtëpi, 95 burra të armatosur; prijës Dabaz Nicolin.

– Vtrag. Ka 45 shtëpi, 100 burra të armatosur; prijës, Nico Dabov (Niko Dabov).

– Tomichi (Tomiqi). Ka 40 shtëpi, 88 burra të armatosur; me prijës Vuchman Lugn (Vukman Lunja).

– Barielli. Ka 51 shtëpi, 100 burra të armatosur; prijës Stiepo Stanov.

– Buchiovich (Buqioviq ose Bukoviq) Ka 30 shtëpi, 90 burra të armatosur; prijës Vuco Migliov (Vuko Miliov).

– Gluxido (Gluksido), fshat ne kufi me Patroviq. Ka 36 shtëpi, 90 burra të armatosur; prijës Miko Vuletin.

– Linignianiq (Linjaniq). Fshat me 40 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Lalla Vucetin.

– Charuzzi (Karuci). Ka 47 shtëpi, 90 burra të armatosur; prijës Dabaz Vuletin.

– Boglievich (Bolieviç). Ka 31 shtëpi, 80 burra të armatosur, me prijës Marco Dancialov. (Marko Dançialov).

– Sottovichi (Sotoviqi). Ka 43 shtëpi, 94 burra të armatosur, me prijës Rado Grepiev.

– Briesi. Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur; prijës Vuchich Nicov (Vuçiç Nikov).

– Dupillo. Ka 42 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Giuro Dabcev (Gjuro Dabçev).

– Orahovo (Orahova). Ka 50 shtëpi, me 110 burra të armatosur, me prijës Vulatco Boiov (Vulatko Boiov).

– Sabes Ka 28 shtëpi, me 61 burra të armatosur, me prijës Giuro Nicov (Gjuro Nikov).

– Godignie (Godinje). Ka 25 shtëpi, me 56 burra të armatosur, me prijës Nico Raizcov.

– Tarnovo. Ka 40 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Vucoslavaz Radognin (Vukoslavac Radonji)

– Badglavi. Ka 30 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijës Dacivo Dabecci.

– Comarno (Komarno). Ka 27 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijës Vule Tomasev.

 

Në jug të Dukatit (Sanxhakut) të Shkodrës shtrihen 22 fashatra, duke filluar nga Ura e Shkodrës, e në rradhë per gjatë shpateve të malit, nëpër bregun e liqenit deri në Tarnicë. 

Këto 22 fshatra banohen nga shqiptarë të besimit katolik, të ritit roman. 

- Casina (Kazina), ka 23 shtepi, me 60 burra, me prijes Lek Gjura (Giuri Lecha) 
- Cesagni (Çezani), ka 20 shtepi, me 50 burra, me prijes Andro Dvoinov. 
- Sirochi (Shiroka), ka 50 shtepi, me 110 burra, me prijes Pier Kola (Pieri Colla). 
- Mesigli (Mesili), ka 40 shtepi, me 90 burra, me prijes Gjorg Moviç (Giori Movich).
- Velliart, ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Markin Kola (Marchin Colla). 
- Zogagni (Zogaj), ka 25 shtepi, me burra, me prijes Andrea Alla. 
- Schanv, ka 20 shtepi, me 45 burra, me prijes Nilki Petko (Nilchi Petcho). 
- Arbanassi, ka 38 shtepi, me 80 burra, me prijes Marin Dreka (Drecha Marin). 
- Gian Vuchi, ka 40 shtepi, me 90 burra, me prijes Pev Kola (Pev Colla).
- Osterossi, ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Gjon Kola (Colla Gion). 
- Martechi (Marteki), ka 45 shtepi, me 100 burra, me prijes Peppa Buiari
- Ruchi (Ruçi), ka 27 shtepi, me 57 burra, me prijes Gjon Kola (Gion Colla). 
- Bobovista, ka 35 shtepi, me 80 burra, me prijes Luka Mida (Lucha Mida). 
- Costagna (Kostanja), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Lal Dreka (Lale Drecha). 
- Stelichi (Steliçi), ka 22 shtepi, me 47 burra, me prijes Gjure Nika (Giure Nicha). 
- Brizol, ka 23 shtepi, me 40 burra, me prijes Kol Mengha (Colla Mengha). 
- Limane, ka 23 shtepi, me 50 burra, me prijes Gjure Luka (Giuri Lucha). 
- Pinculi (Pinkuli), ka 20 shtepi, me 45 burra, me prijes Jovan Luka (Giovan Lucha). 
- Sextan (Shestan), ka 100 shtepi, me 260 burra, me prijes Peri Vuka (Peri Vucha).
- Morich (Murriqan), ka 20 shtepi, me 50 burra, me prijes Gjon Morich (Gion Morich). 
- Crigni (Krinji), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Ded Suka (Deda Sucha).
- Seoza, ka 80 shtepi, me 180 burra, me prijes Gioan Kruta (Gioan Cruta). 

Nga gryka e derdhjes te lumit Buna e ne drejtim te Shkodres, si dhe duke filluar nga fusha e Zadrimes e siper shtrihen:

- Mertezi: ka 15 shtepi, ka 40 burra dhe prijes Pali Griez
- Deragliot: ka 20 shtepi, ka 46 burra, me prijes Gjon Gjevi (Gion Gievi). 
- Shen Serxhi (Shirgji): ka 20 shtepi, me 47 burra, ka prijes Gjon Suka (Gion Succha)
- Bussanti: ka 30 shtepi, nxjerre 70 burra dhe prijes Punk Leka (Punch Leccha). 
- Serezi: ka 40 shtepi, nxjerr 60 burra, me prijes Gjon Skurza (Gion Scurza)
- Daizi (Dajçi): ka 60 shtepi, 130 burra, me prijes Dedo Suka (Dedo Sucha). 
- Samaris i Madh: ka 35 shtepi, 90 burra, me prijes Gjon Vuka (Giov Vuccha). 
- Samaris i Vogel: ka 20 shtepi, 43 burra e me prijes Kola Gievi (Colla Gievi) 
- Fraschalli, ka 15 shtepi, 35 burra me prijes Andrea Gievi (Andrea Gievi). 
- Revi ka 60 shtepi, 150 burra, me prijes Mark Gjura (March Giura). 
- Belagni (Belanji), ka 40 shtepi, 90 burra, me prijes Mar Gjevi (Mar Gievi). 
- Carezzi (Karezi), ka 15 shtepi, 33 burra, me prijes Drea Leka (Dre Lecha). 
- Bulugni (Bulunji) ka 30 shtepi, 70 burra, me prijes Gjon Kola (Gion Colla). 
- Tre Vilat e Tunisi, ka 90 shtepi, 270 burra, nje pjese kane prijes Andrea Druic Pev Colla 
(Kola) dhe pjesa tjeter Leka Dre (Leccha Dre).
- Baxdiza (Berdica), ka 20 shtepi, me 50 burra, me prijes Pal Niki (Palle Nichi). 
- Graquola (Grakuola), ka 30 shtepi, 70 burra, me prijes Marin Dre. 
- Cosmaz (Kozmaç), ka 40 shtepi, 100 burra, me prijes Vuk Sula (Vucha Sulla). 
- Chuzi (Kuçi), ka 25 shtepi, 60 burra, me prijes Xhiori Mida (Giori Midda). 
- Lubian, ka 40 shtepi, 100 burra, me prijes Peppa Suma. 
- Giosola, ka 26 shtepi, 60 burra, me prijes Gjev Kola (Colla Gievi).
- Gucresi (Gurreza), ka 40 shtepi, 100 burra, me prijes Luka Gjura (Giuri Lucha). 
- Molussa, ka 30 shtepi, 60 burra, me prijes Prenk Mida (Prenc Midda). 
- Selaz, ka 25 shtepi, 40 burra, me prijes Gjon Kola (Colla Gion). 
- Musselin, ka 40 sshtepi, 100 banore, me prijes Andrea Kola (Andrea Colla). 
- Irma, ka 30 shtepi, 80 burra, me prijes Pep Marin Koli (Pep Marin Colli). 
- Dobranz (Dobraç), ka 50 shtepi, 120 burra, me prijes Pre Leka (Pre Leccha). 
- Chopilich (Kopliku), ka 30 shtepi, 70 burra, me prijes Vuk Vuka (Vuch Vucha). 
- Griese (Grizha), ka 25 shtepi, 60 burra, me prijes Gjon Miksigji (Gion Mixighi).
- Vatan, ka 15 shtepi, 40 burra, me prijes Gjon Salluci (Gion Saluzi). 
- Busigatan, ka 40 shtepi, 110 burra, me prijes Gjon Luka (Lucha Gion). 
- Sachalli, ka 30 shtepi, 70 burra, me prijes Gjiuri Luka (Giuri Lucha). 
- Doxon (Doksan), ka 27 shtepi, 50 burra, me prijes Gjon Kika (Gion Chicha). 
- Barbaluxa (Barbullush), ka 30 sshtepi,70 burra, me prijes Prenk Biti (Prenc Bitti). 
- Renesi (Rrenesi) , ka 50 shtepi, 150 burra, me prijes Gjion Saliki (Gion Salichi). 
- Cacharichi (Kakarriqi), ka 150 shtepi, 400 burra, me prijes Gjon Saliki (Gion Salichi). 
- Balladrin (Balldreni), ka 60 shtepi, 150 burra, me prijes Pep Skura (Pepa Scura). 
- Rastici (Rastiçi), ka 40 shtepi, 100 burra, me prijes Pep Soimira (Pepa Soimira). 

- Qyteti i Drishtit (Drivasto), eshte i vendosur ne shpatet e nje mali dhe i rrethuar nga male Shkembore te thepisura, ne majen e nje prej ketyre maleve eshte keshtjella e Drishtit, me pak shtepi te, banuara, ndersa lagjet per rreth jane shtepi te shumta fshataresh, qe punojne e mbledhin prodhimet e kesaj toke shume pjellore. 
Drishti eshte 12 milje larg nga Shkodra. 
Rreth Drishtit jane dy fshatra jo shume te medhenj. 
Drishti, ka qene qytet shume i rendesishem i Albania, ku e kishte seline nje mbikqyres i Republikes Marinare te Venedikut (Serenissima Signoria di Venetia), i cili analizonte sentencat e dhena ne Kotorr (Cattaro) dhe ne zonat e tjera te Dukatit, pra prezantoheshin per apel ne Drisht, ku dikur funksiononte nje tip Gjykata e Apelit per Dukatin e Shkodres. 

- Gornelichi (Gorneliqi), ka 26 shtepi, 60 burra, me prijes Pal Gjoni (Pal Gion). 
- Rivoli, ka 60 shtepi, 140 burra, me prijes Dre Midda. 
- Villessa (Vileza), ka 17 shtepi, 40 burra, me prijes Gjon Gjevi (Gion Gievi). 

--

Pjesa e IV. 

Kete pjese te Sanxhakut, fisnikja Mariana Kotorranina e ka emertuar pjesa kryesore e Dukatit te Shkodres, krahasuar me pjeset e tjera. 
Pershkrimin e fillon me keshtjellen e Rozafes, ku ishte vendosur gaarnizoni turk, ndersa qyteti i Shkodres shtrihej ne faqen jugore te kodres, nen muret e keshtjelles, me shtepite e ndertuara njera mbi tjetren dhe vazhdonin, deri ne buze te lumit Drin dhe bregut te Bunes, si rezulton nga nje gravure e vitit 1602, e cila gjendet ne Biblioteken e Nju Jorkut – USA). 
Pra ne shekullin e XVII, shkodranet respektonin token pjellore te fushes dhe nuk kishin bere ndertime ne pjesen ku ndodhet qyteti aktualisht. 
Keshtjella e bukur dhe madheshtore e Shkodres, eshte e venndosur ne majen e nje kodre, qe ngrihet buze liqenit dhe lumit Buna. 
Qyteti, me gjithe rrethinat ka 400 shtepi dhe 1000 burra te armatosur. 
Lumi i Buna, ka shume uje dhe eshte i pasur me te gjitha llojet e peshqeve, qe peshkohen ne çdo stine te vitit. Per gjate rrjedhes se vrulleshme te Bunes, jane ndertuar mullinj te shumte. 
Dy brigjet e Bunes bashkohen me nje ure druri te bukur, te gjate dhe te larte.

Liqeni i Shkodres, derdhet ne lumin Buna, ku jane ndertuar dhe qendra te shumta peshkimi.
Buna derdhet ne det. Largesia nga grykderdhja deri ne qytetin e Shkodres eshte 24 milie dhe pikerisht 18 deri ne San Serghio (San Serxhio – Shirgji), ku ndodhet nje kishe e vjeter e ndertuar ne argjinaturen e lumit. Kjo kishe e shenjteruar, eshte rindertuar nga mbreteresha Helena (me origjine franceze), qe i a dedikoj Shen Serxhios dhe Bakut.
Fisnikja e Kotorranina, nuk harron te theksoj se kjo kishe katolike, u rindertua me 1306 nga mbreteresha Helena, e shoqia e Car Uroshit, i cili ne ato vite, detyronte me force konvertimin e katolikeve ne ortodokse- Popullata shqiptare i rezistoj per kohe te gjate kesaj dhune, por persekutimet e vazhdueshme e te egra ndaj shqipetareve i detyruan nje pjese e banoreve te zonave malore, te migroje ne jug dhe ne Venecia.
Thellesia e Bunes ne grykederdhje eshte 6 kembe (1 kembe = 29, 64 cm, pra 6 kembe perkon me thellesine 177, 84 cm), madje mund ta arrije deri 8 kembe, ne rastet me prurje te madhe te Bunes. 
Per gjate brigjeve pjellore te lumit te Bunes shtrihen 12 fshatra te bukura, nga te cilat 7 jane nen jurdiksionin nga pjesa lindore dhe te tjeret nga ana per te shkuar ne Podgorice, te cilet kufizohen me faqet e maleve, ku jetojne rrebelat shqiptare kunder turqeve. 
Ne lumin e Bunes, ne pjesen prane ures dhe ne fqinjesi me qytetin (ku vendosej ne ate kohe), peshkataret shqiptare peshkojne lloje te ndryshem peshqish e si thame me siper, ne çdo stine te vitit:
(megjithe perkekjen per t’i perkthyer ne shqip, ne asnje fjalor nuk munda te gjej emerat e peshqeve, prandaj i lashe ne italisht, ashtu si i ka shkruar Mariana Kotoranina):
- Janar: sarake (sarache). 
- Shkurt: skorance (scoranze) dhe ngjala. 
- Mars: passari, rombi, ngjala, raine etj. 
- Prille: peshkohen kiepe (chiepe) dhe gavoni me shumice; kiepet e shijeshme arrijne deri 5 libre 
(1 libre = 327, 45 g, pra nje peshk 5 libre peshon 1, 657 kg). 
- Maj: lizze ed ame te medha. 
- Qershor: raine te medha dhe peshq te tjere. 
- Korrik: rombi, sfogli etj; 
- Gusht: qefulli (cievali), qefuj te medhenj me botarga te medha; 
- Shtator: çievoli (cievoli), mezani dhe ngjala
- Tetor, ngjala dhe peshq te tjere
- Nentor: maurachi; 
- Dhjetor: korbeti (corbetti) dhe varoli;

Ne vazhdim te bregut lindor te liqenit, fisnikja Kotorranina ka vizituar fshatrat: 

- Dobianci, ka 50 shtepi, 120 burra, me prijes Pep Sukoli (Pepa Sucholi). 
- Ruse (Rusi), ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Mengo Skura (Mengho Scura). 
- Vuracha (Vraka), ka 20 shtepi, me 40 burra, me prijes Vuk Sulla (Vucha Sulla). 
- Grillo (Grilla), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Gjon Leka (Gion Lecha). 
- Cupionich (Kupioniçi), ka 60 shtepi, me 130 burra, me prijes Peka Kampersa (Pecha Campersa). 
- Cadarum (Kadarum), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Drea Marin. 
- Gradisca (Gradiska), ka 40 shtepi, me 95 burra, me prijes Gjon Zubani (Gion Zuban). 
- Flacha (Flaka), ka 18 shtepi, me 40 burra, me prijes Vuk Mesi (Mesi Vucha). 
- Rassa (Rrasa), ka 20 shtepi, me 45 burra, me prijes Gjon Saliko (Gion Salico). 
- Pieraffama, ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Leka Buiari (Lecha Buiari). 
- Luga, ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Gjek Soimiri (Giec Soimiri). 
. Scarglieli (Skarlieli), ka 20 shtepi, me 43 burra, me prijes Gjon Poruba (Gion Poruba). 


Nje vend te veçante i ka kushtuar liqenit te Shkodres, duke pershkruar dhe evidencuar pasurite natyrale dhe menyrat e peshkimit, qe mendova t’i prezantoj ne vazhdim.

Liqeni e furnizohet nga lumenj te shumte, si Moraça, Zeta, Cijevna, Ribnica, dhe Sitnicë, Cemi. Moraça e merr zanafillen ne Zhabiak, ka sjellje te madhe uji, pasi fryhet dhe nga lumenj te tjere, ne rrjedhen e te cileve zoti Zuane Cernovicchio (Cernoviçi), ka ndertuar mullinj. 

Në të dy anët e brigjëve të lumit janë ngritur një varg shtëpish. Banorët e kësaj zone duke shfrytëzuar pjerrësinë e lumit, kanë ndërtuar prita të shumta për kapjen e peshkut. 

Liqeni i Shkodrës është mjedis shumë i përshtatshëm për peshkim, si gjatë verës dhe gjatë dimrit, sepse era e fortë, që fryn neper liqen, i favorizon barkat dhe fregatat me vela. 

Keto barka dhe fregata, jane te tipave si ato, qe perdorin piratet ulqinake, per te grabitur ne Persatrini, ne Kotorr dhe ne Shqiperi. 
Liqeni eshte i pasur me shume lloje peshqish, i rrethuar ne pjesen e pellgut te Shkodres me peme te shumta, me plepa te larte, me shelgje dhe me shkurre te ndryshme, qe rriten ne uje. 

Ky mjedis, ne periudhen e dimrit, qe fillon ne tetor, mbushet me pulebardha dhe me zogj te shume smerghi, qe ne menyre vulgare, ne gjuhen turke quhen Karabullak. Keta zogj jane aq te shumte sa vetem ata qe i kane pare, mund te thone dendesine e tyre ne liqenin e Shkodres.

Karabullaket, perdoren nga peshkataret per te kapur peshkun skoranca ne thellesi te liqenit dhe te lumit Buna. 
Ne brendesi te liqenit, ne drejtim te malit Baragur, natyra ka “ndertuar” nje amfiteater ne ujin e liqenit”, qe e eshte i rrethuar me peme te larta. Ky gji, me siperfaqe rreth 1 milje katror, rrethohet nga shpatet e malit qe zbresin pjerrtas dhe me gure te medhenj, me madhesi sa nje fuçi 10 barrilesh veneciane, qe formojne guvat nen uje dhe shkallet mbi uje. 
Keto guva jane rrethuar me prita, per kapjen e peshkut, te vendosura ne forme te ashtuquajturave barka. Seicili nga peshkataret ka vendin e vet te peshkimit te formuar nga dy, tre de deri ne dhjete prita, sipas mundesise qe kane per t’i ndertuar. Me peshkimin fitohet 40 – 50 talleri ne vit Talleri ishte monete standarte ne Europe, psh qeraja e nje shtepie dhe ushqimi ne nje vit per nje familje arrinte 100 talleri). 

Peshqit skoranca pasi largohen nga lluca dhe uji i ftohte i liqenit, gjejne strehim ne ujrat e ngrohta te ketyre guvave shkembore, ku uji i paster arrine nga burimet qe ndodhen ne fundin e liqenit.

Pritat dhe vendet e peshkimit jane te kontrolluara nga rojat, qe nuk i lejojne zogjte dhe Karabullaket te “grabisin” peshkun.

Neper liqen kalojne 400 – 500 barka, te ndertuara nga gdhendja ne forme govate e trungut te rovere, vozisin ne menyre te rregullt buze malit. Kjo flotilje barkash shoqerohet nga ushtaret turq, qe jane shume te interesuar per peshkimin, madje mes tyre, ne nje barke ne qender te kesaj “flotilje” eshte i pranishem dhe hoxha, i cili pasi ben nje lutje ne gjuhen turke, me pas, kur ai e vlereson momentin e pershtatshem, leshon nje kushtrim dhe te gjithe ne kor fillojne te bertasi duke imituar klithmat e zogjeve qe ndodhen ne pemet per rreth, e pasi tremben, fluturojne e kridhen ne uje, ne vendin e peshkimit, ku fillojne te kapin peshk. 

Duke u kredhur ne uje, keta zogj grabitqar, notojne ne thellesi dhe kapin peshqit, ndersa pjesa tjeter e peshqeve te trembur nga ky sulm masiv, kerkojne te largohen nga guvat, por bien ne kurthin e pritave rrethuese. Ushtaret turq, qe kontrollojne nga siper keto prita, i kapin te gjalle me dore e pasi ngazellehen nga peshkimi, i leshojne perseri ne uje, ku kapen nga zogjte e shumte, qe fluturojne mbi uje e me pas zhyten i kapin perseri. 

Dua te them dhe diçka tjeter. Ishin aq shume zogj dhe ne se turqit te armatosur me arkebuxhio (pushke qe mbushej me barut dhe me saçme nga gryka), kur qellonin mbi keta zogj fluturues, ose mbi ato qe rrinin ne majat e pemeve te larta, aq plumba qe do te perdornin, aq zogj do te kishin vrare. Disa here ka ndodhur, qe me arkabuxhio, te vriten dhjete zogj me nje te shtime. 

Zakonisht keta zogj fluturojne me shumice dhe ne tufa te dedura, aq sa duken si nje re e zeze.

Gjuetia ndaj ketyre zogjeve eshte e ndaluar, madje kush kapet duke gjuajtur dhe vret keta zogj, gjobitet me 300 aspra (qe jane 4 dukate floriri) per çdo zog te vrare dhe i sekuestrohet arma. 

Ky ligj eshte shume i arsyeshem, pasi po u vrane zogjt, nuk do te kishte peshkim te scoranze. 

Banoret i mbrojne keta zogj, pasi thone se sa me shume te jene, aq me e mire eshte sasia dhe cilesia e peshkimit. 

Pronaret e pritave, kujdesen dhe punojne per t’i bere te frutshme, prandaj shkojne e i kontro-llojne nje here në çdo dy ditë. Në keto prita jane kapur peshk tenka qe peshon deri 6 libre dhe ngjala te medha, qe jane te shijeshme e delikate, si krap me peshe deri 100 libre.

Ky liqe eshte i pasur dhe me zogj te tjere, madje dhe te paimagjinueshem, rosa me shumice, grue, cesani, pata, lejleke, galinazze, fazana, si dhe me shpende grabitqare si skifteret e shkathet, qe turqit i kapin me rrjeta. Ne kete gjueti arrihet te kapen 20 deri 30 rosa. 
----------------------------
-Vijon ne numerat e ardhshem-
(Per VOAL,Ch, Maj 2013)

Kush ishim ne,  para 400 vjetësh?

Sanxhaku i Shkodrës (III)

Nga Prof. Dr. Lutfi ALIA

-

Pjesa e pestë e Dukatit (Sanxhakut) të Shkodrës është Podgorica, një qytezë e vogël, por e rrethuar me qendra të shumta banimi, që në tërësi përbëjnë 900 shtëpi, ku shumica absolute janë banorë kristianë.

Qyteti ngrihet ne brigjet e siperme te lumit Moraça, per te cilin folem dhe me siper.

Ky lum, ne anen e djathte te rrjedhes zbritese drejt Shkodres, e ndane Malin e Zi nga malet e larte e te pa arritshem, qe shtrihen ne te majte te lumit. Ne keto shkrepa te thepisur e të larte, jetojne shqipëtarët, malësoret kryengritesa, që luftojne kundër pushtuesve turq.

Keto male jane larg 60 milje nga Shkodra.

Ne vazhdim fisnikja Kotoranina pershkruan lumenjt qe pershkojne territoret per rreth e qe derdhen ne liqenin e Shkodres, si lumi Povia (buron mbi Plievic), qe drdhet ne lumin Moraça dhe qe eshte i pasur me trofta, me krap dhe ngjala. Lumi Ribniza, i pasur me trofte (te medha deri 10 – 15 libre). Ky lum buron ne malet e fshatit Slatica dhe bashkohet me lumin Moraça afer Podgorices, Lumi Zievna buron ne malet e Kuçit e pasi frmon nje liqe te vogel, vazhdon per 15 milje, afer Garlit bashkohet me Moraçen. Ne kete lume peshkohen trofta dhe tenke te vogla. Lumi Sitnica, buron ne malet e fshatit Beri te Lieskopolie, rrjedh permes fushes per 5 milie dhe derdhet ne Moraça. Ne kete lum peshkohen tenk, luzzi dhe skorance.  Morazça buron ne Moraça, nje fshat ne Hercegovine dhe pasi pershkon 120 milje, derdhet ne Liqenin e Shkodres afer Zhabjakut.

Nje banor myslyman i Podgorices, eshte i shquar per peshkimin ne lumenjet e ne liqenin e Shkodres, madje kap trofta (deri 7 pellembe te gjata), qe vijne nga liqeni dhe peshq te çdo tipi dhe i shet ne nje dyqan qe ka hapur ne qytet.

Ne Podgorice dhe rrethinat banojne mbi 2200 burra luftetare, shumica absolute katolike, nder te cilet 250 jane te armatosur me pushke (arkebuxhier), te tjeret jane kalores te armatosur me shpata, me heshta, me topuza e me harqe.

Sanxhakbeu dhe pse e ka rezidencen ne Shkoder, shpesh shkon ne Podgorice, pasi atje ka  livadhe te shumte, ku i leshon kuajt te kullosin lirshem dhe te argetohet me peshkimin si vete dhe rojet qe e shoqerojne (150 ushtare te armatosur me pushke dhe 100 me ushta e shpata).

Sanxhakbeu, çdo pranvere shkon te shetisi, te pushoje e te argetohet ne keto territore.

Ushtria turke e komanduar nga spahite, vazhdimisht kryen ekspedita neper fshatrat e malesise.

- Ne Kelmend (Climenti), repartet turke komandohen nga Nasuf Pasha i Stambollit.

- Ne Biellopauliç, komandon milicia turke e Podgorices.

Ne vazhdim, kronika e fisnikes Kotorrnina tregon per komandantet e reparteve turke, qe komandohen nga malazez, serb dhe shqiptare te konvertuar ne muhamedane si:

- Ne Kuç, ne Bratonosiv dhe ne nje pjese ne Plaves, jane ushtaret turq te komanduar nga Meduni,

ndersa ne pjesen tjeter te Plaves, ushtria komandohet nga Zuassi i Podgorices.

- Ne Hot, komandant eshte zoti Zaffer Zaus dhe Rexhepçelepi Haziçi.

- Ne Vasoeviç, eshte komandant Mehmet Aga Gllavatoviçi, qe eshte dhe Mytesarifi

- Ne Sllatice eshte zoti Bego Sinanbegoviç

- Ne Rapsh kpmandon spahiu (komandanti i kavalerise) Hazo Monçeloviç.

- Ne Skarlia (Scarglia) dhe ne Kastrat (Castratti), komandon zoti Hazaga Hadroviç.

Ne qendrat e banimit jane dhe Vojvodet, qe jane ekzekutuesit e drejtesise, per te thene me sakte jane gjyqtaret, qe ndeshkojne kedo qe ngre krye kunder turkut, si dhe kedo qe shkel rregullat dhe ligjet, duke i denuar me burg dhe me gjoba te renda.

Ne vazhdim jep te dhena per fshatrat qe shtrihen ne veri-lindje te Podgorices

- Daibabe, ka 60 shtepi, me 140 burra, me prijes Dabac Vukshini (Dabaz Vuchssin).

- Goriciani, ka 67 shtepi, me 130 burra, me prijes Vulatco Peiov.

- Gargli ka 80 shtepi me 185 burra, me prijes Vuco Juvanov.

- Golubovaz ka 100 shtepi, me 245 burra, me prijes Nixa Lachicev (Niksa Lakiçev).

- Curillo (Kurrila), ka 30 shtepi, me 78 burra, me prijes Daio Nicellizin.

- Plavniza (Pllavnica) , ka 80 shtepi, me 220 burra, me prijes Nico Raizev (Niko Raicev).

- Gostigli (Gostili), ka 70 shtepi, me 200 burra, me prijes Rado Strepeov.

- Moranovich (Moranovviç), ka 40 nshtepi, me 95 burra, me prijes Dabo Marcov (Markov).

- Bischian ka 70 shtepi, me 177 burra, me prijes Pavich Jovanov.

- Vuragn (Vuranja), ka 45 shtepi, me 97 burra, me prijes Peio Nixin (Peio Nikshini).

- Samaris, ka 57 shtepi, me 170 burra, me prijes Brato Mipov.

- Beris Lavzi (Berisha), ka 40 shtepi, me 79 burra, me prijes Rado Nicov.

- Slatiza (Sllatica), ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Lassa Paios (Paio Lassa).

- Vuladni, ka 60 shtepi, me 130 burra, me prijes Andrin (nuk e shkruan emerin).

- Gruda, ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Gassan Gergelov.

- Tusi (Tuzi), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Giev Gievi (Gjev Gjevi)

Ne rrethinat e Grudes dhe te Tuzit shtrihen 17 fshatra, me banore katolike te ritit roman, si ata qe baojne ne shpatet e malit Verzi.

Ne kroniken e Mariana Kotorranina, rezulton se sa here flet per shqiptaret i referohet besimit katolik te ritit roman, ndersa kur flet per malazezet dhe serbet i identifikon me ritin ortodoks, qe ajo shpesh e shkruan riti servo-greke. Kur flet per banoret turq, i referohet asaj pjese te vogel te popullates te ketyre trevave, qe eshte konvertuar ne mysliman. Kjo menyre shkrimi eshte perdorur shume gjate mesjetes, por dhe ne shekujt e me vonshem, si rezulton ne shkrimet e shume prej kronikave te ketyre periudhave.

Mbi Sllatice, ne majen e nje kodre, qe shtrihet ne kembet e malit, eshte nje shesh i bukur, ku jane rrenojat e qytetit antik te Diokleas, i ndertuar nga perandori romak Diocletiano (me origjine nga keto treva ilire). Mbeturinat e mureve rrethuese te qytetit jane 6 milje te gjata.

Nga germimet e kryera, jane zbuluar blloqe te bukura mermeri, statuja dhe kolona te vendosura ne bazamente guri te forte, qe jane mbetje te tempullit, qe ishte ndertuar ne pjesen me te larte te qytetit Dioklea. Gjithashtu jane zbuluar pllaka te shumta mermeri, me shkrime latine, me emerin e Paulo Emilio (komandanti i legjioneve romake, qe pushtoj Ilirine dhe shkatteroj e dogji mbi 70 qytete-keshtjella). Ne keto rrenoja jane zbuluar dhe monedha te shumta ari dhe argjendi.

Turqit ne Podgorice i merrnin keto mermere dhe me karro i dergonin ne furrat e gelqereve.

Ne vazhdim do te pershkruaj kryengritesit, qe jane ngritur kunder turqeve, qe banojne  nder male, fortesa natyrale. Keto male fillojne ne kufi me Heregovinen dhe vazhdojne ne kuroren e maleve deri ne Shkoder. Jane gjithesej 11 fshatra, 5 te banuar me malazeze dhe shqiptar te besimit ortodoks dhe 6 fshatra te banuar me shqiptar te besimit katolik, te ritit roman.

Fshatrat ortodoks jane:

- Riovci, me 50 shtepi, me 120 burra, me prijes Ivanis Rodognin (Rodonjin).

- Bielopaulichi (Bjellopauliçi) me 360 shtepi, me 800 burra, me prijes Neneza Latinovich

(Latinoviç) dhe Batrich Tomasevich (Batrik Tomasheviç).

- Piperi, me 270 shtepi, me 700 burra, me prijes Raoslav Bosidanov.

- Bratonosich (Bratonosiç) me 87 shtepi, me 260 burra, me prijes Stanoje Radognin (Radonjin).

- Vassoevich (Vasoeviç), me 90 shtepi, me 280 burra, me prijs Nicolla Hotasev e Late Loiof. 
     Fshatra katolike te ritit roman: 
- Chuzzi Albanesi (Kuçi Albanez), me 490 shtepi, me 1500 burra me prijes Lale Drecalov et Neco

Raizcov (Neko Raizcov). Kuçianet jane trima te shquar.

- Climenti (Kelmendi), me 178 shtepi, me 650 burra, me prijes Smail Prentasev et Pedda Sucha,

Banoret e Kelmendit jane luftetare te vendosur.

- Rapsa (Rapsha), me 80 shtepi, me 260 burra, me prijes Prenc Castrat (Prenk Kastrati).

- Hotti me 212 shtepi, me 600 burra me prijes Maras Pappa (Marash Papa).

- Scariglia (Skarilia) me 30 shtepi, me 80 burra, me prijes Messa Porubba.

- Castratti (Kastrati), me 50 shtepi, me 130 burra, me prijes Prenk Bitti

Ne pjesen mbi malin e Kuçit, saktesisht mbi Guidde, ne nje gryke te malit, e vendosur ndermjet dy kodrave te bukura, ne pjesen e rrafshit, eshte qyteti i vogel i Medunit. Keshtjella e vendosur ne nje pike strategjike, eshte pothuajse e shkaterruaar nga sulmet e turqeve, kur pushtuan kete zone.

Ne pjeset e mbetura te keshtjelles, eshte vendosur garnizoni turk me 200 ushtare teper te eger e te rrezikshem, te komanduar nga Agaj dhe te ruajtur nga dizdari (roja i keshtjelles).

Kohe me pare se turqit te pushtonin Podgoricen, Albanine dhe Malin e Zi dhe rrethinat, ne Medina zoteronte konti Giovanni, qe e kishte seline ne Zhabjak. Pushtuesit turq, nen komanden e Mraher Aga e sulmuan disa here. Ne mbrojtjen e qytetit ndihmua dhe njerezit e Cernoviçit, ndonese me pare e kishin sulmuar Medinen per t’i grabitur medinasit.

Ne keto luftime te ashpra, Mraher Aga pati humbje te renda ne ushtrine e tij, megjithate mundi ta pushtojne e te behet zot i vendit.

Ne keto luftime pesoj demtime dhe Cernoviçi, madje ketu filloj humbja dhe e shtetit te tij.

...! 
     Në një rrafshnalte te gjere, ne brigjet e lumenjeve te vrullshem e plot me peshq, shtrihet zona e Plaves,e banuar nga popullate malazeze dhe shqiptare, pjesa e gjashtë e Sanxhakut te Shkodres.- Ne fakt popullata malazeze kishte pesuar shpesh sulme dhe plaçkitje nga malesoret e Kelmendit, qe banonin prane kesaj zone.

Banoret e Plaves dergonin ne Kotorr 200 kuaj te ngarkuar me thase te mbushur me lesh dhensh dhe me mallra te tejra si dylle, djathe, drithra. Keto karvane udhetonin tre dite e tre net per te arritur ne tregun e Kotorrit.

Per t’u mbrojtur nga sulmet dhe plaçkitjet e kelmendasve, turqit ndertuan nje keshtjelle, ku u vendos nje garnizon i vogel turqish, qe ndikoj per t’u nderprere plaçkitjen e banoreve te Plavës.

Në Plave jane disa qendra banimi me malazeze dhe me shqiptare:

- Trapane, me 72 shtepi, me 187 burra, me prijes Dragoe Lacov (Lakov).

- Slatka, me 72 shtepi, me 78 burra, me prijes Dragoe Lacov (Lakov).

- Tresgnivci, me 29 shtepi, me 57 burra, me prijes Andria Bojos.

- Slarieka, me 63 shtepi, me 130 burra, me prijes Vuceta Raicev.

- Bosechi (Bozeki), me 80 shtepi, me 200 burra, me prijes Vucassin Raizev (Vukshin Raizev)

- Cechugni (çekunji), me 42 shtepi, me 100 burra, me prijes Dmiuhar Jovov.

- Giulichi (Xhiuliçi), me 33 shtepi, me 67 burra, me prijes Laco Milov (Lako Milov)

- Cormasi (Kormasi), me 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Vuchssan Lallecin (Vuksan Lalecini).

- Pannosieniza, me 70 shtepi, me 150 burra, me prijes Tomas Bratichiev (Bratiçev).

- Seole, me 40 shtepi, me 190 burra, me prijes Hotas Nicollin (Nikolin Hotas).

- Lug, me 60 shtepi, me 130 burra, me prijes Boje Lalov.

- Arssaniza (Arsanica), me 67 shtepi, me 148 burra, me prijes Nico Millov (Niko Millov).

- Ulottini i vogel, me 53 shtepi, me 112 burra, me prijes Pero Ivancev.

- Ulotini i madh, me 90 shtepi, me 210 burra, me prijes Pecin Boi

-Jovoino, me 29 shtepi, me 60 burra, me prijes Bojo Vaxin (Bojo Vakksin).

- Comorani (Komorani), me 37 sshtepi, me 73 burra, me prijes Vuchssan Nicov (Vuksan Nikov).

- Joancovich (Joankoviç), me 47 shtepi, me 100 burra, me prijes Rado Vuchov (Vukov).

- Ribassi, ka 90 shtepi, me 220 burra, me prijes Vulatro Juvanov.

- Crusuno (Krusuno), ka 49 shtepi, me 110 burra me prijes Dabisev Bracov (Brkov).

- Grad, ka 60 shtepi, me 140 burra, me prijes  Vuch Honessin (Vuk Honesini).

- Trepka, ka 70 shtepi, me 157 burra, me prijes Lale Nicov (Nikov).

- Dossago, ka 80 shtepi, me 180 burra, me prijes Lale Boiov.

- Gustigne (Gustinja), ka 100 shtepi, me 237 burra, me prijes Bello Juvanin.

Ne Gustinje, 1 ore larg nga Kelmendi, ne majen e nje kodre, ne vitin 1612, turqit ndertuan nje fortese, me mure rrethuese 400 hapa. Fortesa kishte tre ura levizese, qe gjate nates ngriheshin. Kjo keshtjelle mbante 200 ushtare kembesor dhe 50 kuaj te kaloresve te gardes.  Kjo keshtjelle u ndertua nga turku Sem Zaus, komandanti i Podgorices, sepse taksat (timarin), qe mblidhte nga popullata malesore e Pllaves dhe e Gucise, grabiteshin nga Kelmendasit. Zaus Aga i kerkoj ndihme Stambollit, qe ta ndihmonte per te perballuar rrezikun e kelmendasve. Kekreses se tij i u pergjijgj Hasuf Pasha, qe i dergoj finncimin e duhur per te ndertuar kete keshtjelle. Dua te theksoj se kelmendasit grabisnin vetem turqit, qe kihin mbledhur timarin (taksa per te ardhurat ne natyre). 
     
Malesoret e Kelmendit ishin ngritur kunder turqeve ne vitet 1612 dhe 1613. Ishin rreth 5380 kryengrite, qe banonin nder male pothuajse te paarritshem dhe qe nuk paguanin timarin pushtueve turq. Malesoret ishin shume te lidhur mes tyre e ndones jetonin ne varferi, ndihmonin njeri tjetrin  Malesoret ishin te armatosur me shpata, me harqe, topuza dhe me pak pushke, por jo me shume se 100 pushke.

Ne vitin 1612, Stambolli dergoj nje ekspedite ndeshkimore, te komanduar nga i biri i Mehmet Pashes, qe e kishin vrare ne divan, gjate nje audience ne Banja Luka te Bosnies.

Ekspedita turke e perbere nga 25 000 ushtare, u nis nga Podgorica kunder kelmendasve. Ne keto luftime te ashpra turqit kapen rober, kryesisht femije dhe gra, ndersa turqit lane ne beteje mbi 300 ushtare, me plaçka e kuaj, qe i kapen kryengritesit.

Ne vitin 1613, Stambolli dergoj nje ekspedite tjeter te komanduar nga Asllan Pasha, qe mobilizoj ushtar nga 7 Sanxhaqe (Prizren, Peje, Dukagjin, Kazanjiç, Elbasan, Zadrima dhe Shkodra), qe pasi u bashkuan dhe me mobilizimin e 15 000 turqeve ne Malin e ZI, organizoj 60 000 ushtar. Per 24 dite keto ushtar u sterviten ne Podgorice dhe me pas u nisen drejt Kelmendit. Fillimisht, Asllan Pasha urdheroj vetem te vezhgohet levizja e popullates ne disa fshtara kryesore te Kelmendit e me pas urdheroj kapjen e 80 grave dhe femijeve, qe i derguan si skllever ne Turqi. Me pas mori 15 rober nga fshatrat e tjera dhe 1000 dukate gjobe.

Malesoret kelmendas u kishin krijuar prita marshimit te regjimenteve turke, e ne nje nga keto luftime mbeten te vrare 30 turq dhe 50 kuaj.

Ushtaret turq, te tmerruar nga sulmet e malesoreve, u kthyen ne Podgorice. Ne keto rrethana, komandantet e regjimenteve turke, kerkuan ndihme nga garnizoni i Castel nuovo (Novi Pazar), qe kryen reprazalje te egra kunder popullates malesore. Ne Vasovikio dogjen 85 shtepi dhe kapen 60 gra dhe femije, qe ishin fshehur ketu, per tu mbrojtur. Gjate terheqies per ne Podgorice, turqit i vrane roberit e pafajshem.

Ne kete levizja antiturke u ngriten dhe banoret e sanxhaqeve te tjere, si psh ne Kazanjiç vrane 70 turq, ndersa ne Peje 60 turq dhe 80 kuaj. Gjate terheqies per ne Podgorice, kur turqit po kalonin ne nje shteg te ngushte, te quajtur Lugu i Kusef, malesoret kryengrites vrane 40 ushtar turq dhe moren 70 kuaj dhe mushka me ngarkesat. Gjithashtu, kryengritesit shkembyen 152 malesor qe ishin rober te turkut dhe moren 1000 dukate demshperblim, per 160 turq qe kishin zene rob.

Kjo qe ju tregova, thuhet se ka ndodhur me malesoret kelmendas deri ne 10 nentor 1613.

Ne vazhdim, Mariana Kotorranina pershkruan intinerarin dhe pikat e ndalimit te postiereve,qe dergonin letra nga Kotorri deri ne Kostantinopoli (ne gjithe kroniken, Kotorranina perdor vetem emerin Kostantinopoli dhe asnjehere emerin Stambolli).

Udhetimi i Mariana Kotorranina vazhdon dhe jasht Sanxhakut te Shkodres, kesisoj ajo viziton Durresin, Lezhen (Alessio) dhe Krujen e ne shenimet e saj na jep disa te dhena te rendesishme:

Ne rrugen nga Buna deri ne Durres vizitova:

- Pulagni (Pulanji), ka 20 shtepi me 50 banore.

- Renesi (Rrensi), ka 100 shtepi me 200 banore. 
- Qyteti Alessio (Lezha), ka rezidencen peshkopi. Qyteti ka 500 shtepi dhe mund te organizoj

mbledhjen e 700 burrave te armatosur; me prijesl Nasor Castelnovo. 
- Matthia (Bregu i Mates), ka 40 shtepi e 100 burra te armatosur.

- Omuragni (Omuranji), ka 20 shtepi dhe 50 burra te armatosur.

- Lazzi (??), ka 100 shtepi dhe 250 burra te armatosur.

- Sanbasto, ka 40 shtepi dhe nxjerr 100 burra te armatosur. Nga ketu shkohet ne Kruje, qe eshte larg

vetem 4 milje. 
- Kruja eshte qytet mbreteror, selia e te madhit kapidan Gorgio Castriotti Skanderbeg. Qyteti ka

kalane mdheshtore, qe eshte e ndertuar ne majen e nje kodre. 
- Xegagni (Kseganji), ka 20 shtepi dhe nxjerre 50 burra te armatosur.

- Bellagni, ka 40 shtepi e nxjerre 100 burra te armatosur. 
- Pres (Preza) eshte nje cittadella (qyteze), me keshtjellen te ndertuar ne majen e nje kodre dhe rreth

saj jane disa qendra banimi. Preza ka rreth 150 shtepi dhe nxjerre 350 burra te armatosur.

- Lazi (Laçi), ka 300 shtepi e nxjerre 700 burra te armatosur.

- Sanzach (Sanxhaku), ka 150 shtepi e nxjerre 370 burra te armatosur.

- Santa Lucia d' Arzenta (Shen Luçia e Erzenit), ka 50 shtepi, te vendosur ne anen tjeter te lumit e

nxjerre 150 burra.
- Durazzo (Durresi), qytet antik i  Albania, shtrihet buze detit, ne nje gji te gjere. Eshte nje port i

rendesishme. Agaj i Durresit, eshte turk, quhet Elesbegh.

Durresi ka pak banore. Prane qytetit ndodhen dy fshatra: 
- S. Nicolo di Guai (Shenkolli), ka 10 shtepi me 35 banore.

- Selletta (Selita), me 100 shtepi dhe me 250 burra te armatosur.
     Ne kete kronike te pasur, Mariana Kotorranina jep informacione dhe per thellesine e lumenjeve ne gryke derdhjet ne det, duke filluar nga Buna e deri ne Vlore.

- Buna, si kemi theksuar arrine 5- 6- 7 kembe thellesi, qe favorizon lundrimin e çdo barke, anije

dhe galerave te vogela. 
- San Zuane di Madua, ka uje me 3 – 4 kembe thellesi.

- Prin (Drini), nga ku shkohet ne Alessio (Lezhe), ka uje me thellesi 4 kembe.

- Mattia (Mati), ka uje me 4 kembe thellesi.

- Ismo (Ishmi), ka uje me 5 kembe thellesi.

- Santa Anastasia ponta di Redoni, eshte port.

- Shen Piero jasht Redoni, eshte port.

- Arzenta (Erzeni), ka uje me 3 kembe thellesi.

- Cavo de Palli (Bishti i Palles), nga ana e Durresit eshte port.

- Cavo de Lachi, eshte port.

- Bascotto (Bashota), ka uje me 3 kembe thellesi.

- Pollona (Apollonia), ka uje me 4 kembe thellesi.

- Vovissa (Vjosa) ka uje me 5 kembe thellesi.

- Vallona (Vlora), eshte port.

Ne fund te kronikes, autoria ben nje bilanc permbledhes te qyteteve, fshatrave, te shtepive dhe te burrave luftetare te Dukatit te Shkodres, qe mund te mblidhen per te luftuar per çlrimin nga pushtuesit e eger turq.

Pjesa e I. Mali i Zi: ka 90 fshatra, me 3524 shtepi e mund te mobilizoje 8027 burra, nga te cilet 800 te armatosur me pushke (archebuggieri), te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza.

Banoret e Malit te Zi jane te gjithe te ritit ortodoks (servo-greco).

Pjesa e II. Antivari (Tivari), permban 17 fshatra. Pa qytetin mobilizohen 885 burra per te luftuar, ndersa se bashku me qytetin 2762 burra, nga te cilet 400 te armatosur me pushke, te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza. Banoret ajne malazeze dhe shqiptar te ritit roman.

Pjesa e III. Dolcigno (Ulqini), nuk ka fshatra dhe mobilizon 800 burra, 400 te armatosur me pushke. Ulqinaket jane njerez te mire, lundertar dhe pirate. Shumica e banoreve jane shqiptare

Pjesa e IV. Scuttari (Shkodra). Perfshine 105 fshatra, qe se bashku me qytetin kane 3544 shtepi dhe mobilizojne 9240 luftetare, nga te cilet 1200 te armatosur me pushke, te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza. E gjitha fshatrat banohen nga Albanesi katolike te ritit roman.

Pjesa e V. Podgorizza, me qytetin dhe qendrat e banimit per rreth si dhe me 17 fshhatrat, ka 1697 shtepi, mobilizon 4376 burra, nga te cilet 300 te armatosur me pushke, te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza.

Malesoret kryengritesa jetojne ne 11 fshatra, 6 me banore katolike te ritit roman dhe 5 ortodokse.

Ne perberje te 11 fshatrave jane 2347 shtepi dhe mobilizojne 5380 burra te armatosur. Malesoret jane shqipetare dhe malazeze.

Pjesa e VI. Pllava, permban 23 fshatra, me 1360 shtepi dhe mobilizojne 3016 burra te armatosur, nder te cilet 100 pushkatar dhe te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza.

Citta Nova (Novi Pazar), ka 200 ushtar me rroge, te armatosur me pushke dhe 50 kaloresa.

Zuppa ka 25 fshatra, me 742 shtepi, me 1468 burra te armatosur, nder te cilet 250 me pushke. 
     Dukati (Sanxhaku) i Shkodres ka 8 qytete; 1. Antivari (Tivari). 2. Dolcigno (Ulqini). 3. Scuttari (Shkodra). 4. Drivasto (Drishti). 5. Zabiach (Zhabiaku). 6. Podgorica. 7. Medun. 8. Citta Nova (Novi Pazar)

Ne territoret rreth ketyre qyteteve jane 288 fshatra, me 14 099 shtepi, qe mund te mobilizojne 35499 luftetare, nder te cilet 3650 mund te armatoosen me pushke.

-------------------

-Mbyllje e pjesës së tretë dhe krejt Ciklit “Sanxhaku i Shkodrës”-