Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Mbi 100 mijë euro gjoba gjatë zgjedhjeve nuk janë shlyer ende nga partitë

Albapoli
Albapoli - 7 maj 2018, 08:59

Shumica e subjekteve politike më të mëdha në vend nuk i kanë shlyer ende gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (ZAP), gjatë zgjedhjeve të fundit lokale. Shtatë muaj pas mbajtjes së këtij procesi zgjedhor, gjysma e gjobave nuk janë paguar ende.

Gjatë dy raundeve të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, PZAP-i kishte shqiptuar 257 mijë euro gjoba. Ndërkaq, deri më tani, sipas kryesuesit të Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku, janë paguar vetëm 127 mijë euro.

Me gjobat e pashlyera, sipas tij, prin Lidhja Demokratike e Kosovës me 78 mijë euro, e cila nuk ka paguar asnjë pjesë të gjobave. Partia Demokratike e Kosovës ka 16 mijë euro të papaguara, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 17 mijë, ndërsa Alternativa 15 mijë euro të papaguara. Nga subjektet e mëdha politike, vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe AKR-ja i kanë shlyer tërësisht obligimet ndaj PZAP-it.

 

(Koha.net)