Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Hamëz Jashari thoshte : nuk kemi ku shkojmë, këtu ishim dhe këtu do të jemi

Albapoli
Albapoli - 5 mars 2018, 22:41

Hamëz Jashari u lind më 1950 në Prekaz të Poshtëm. Ishte djali i dytë i mixhës Shaban. Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit, të mesmen në Skenderaj dhe ndoqi mësimet në shkollën e lartë ekonomike. Ishte punëtor në fabrikën e municionit në Skenderaj. Më 30 janar 1991 iubashkëngjit të vëllait dhe s’ju nda deri në vdekje. Hamëz Jashari kishte një dashuri të veçantë për artin. Shkruante dhe vizatonte bukur. I pëlqente shumë edhe teatri, gjithashtu iu binte disa veglave muzikore dhe këndonte bukur. Ishte i martuar me Feride Mecini nga Klina e Epërme e Skenderajt dhe patën nëntë fëmijë. Ranë e shoqja e Hamzës dhe pesë vajza dhe dy djemtë e tij, ndërsa mbijetuan luftën Bekimi de Besarta. Hamza së bashku më vëllain e tij , Ademin kanë marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave. Në vitin 1973, Hamza e pati mbaruar shërbimin ushtarak me garancionin e Rifati, shkoi e ndejti nja 5 muaj në Gjermani, por nuk dëshiroj të rrijë më shumë dhe tha: "Gjermania s’qenka për mua". U kthye prej atje dhe u punësua në Fabrikën e Municionit, ndërsa Rifati mbeti edhe më tej atje. Thjesht Hamzën nuk e ka tërhequr kurrë gurbeti dhe vendi i huaj. Hamza së bashku me Riftain shkojnë në Turqi për të marrë pamfletë, ku në ato pamflete shkruhej kryesisht “Kosova Republikë”

 

Burimi : Wikipedia