Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Këngë arbëreshe

Albapoli
Albapoli - 4 mars 2018, 21:02

Arbëreshët (albanesi d'Italia ose italo-albanesi në italisht), domëthënë shqiptarët e Italisë, i quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë.

Ata jetojnë në Itali nga shekulli XV, ku ka qënë mërgata arbëreshe deri shekullit XVIII, në rajonet e AbrucosKampaniësApulias, veçanërisht në BazilikatMolizKalabri dhe Sicili.

Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëria. Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmane. Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII (1780-1790). Ngulimet e fundit të arbëreshëve janë në Italinë qendrore-veriore, si në Provincën e Pavias dhe të Piaçencës, po ashtu një grup i madh i'u drejtua rajonit qendror të Abrucos.

Në Itali sot numërohen mbi 260.000 njerëz që flasin gjuhën arbërore. Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë dy emra, një në shqip dhe tjetrin italisht, ky i fundit përdorur sidomos nga të huajt.

Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonat e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në Mëmëdhe. Një nga veçoritë që karakterizon shumë këtë popull është, përveç gjuhën dhe veshjet popullore, që ruajtën me heroizëm deri sot edhe ritin fetarë krishterë ortodoks-bizantin. Gjatë shekujve arbëreshët kanë arritur të ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre, në sajë të këmbënguljes së tyre dhe vlerave kulturore të ushtruara kryesisht nga dy komunitete fetare të Kishës Arbëreshe Bizantine-Ortodokse: bazuar në Kalabri "Kolegjin Korsini" (1732) në Shën Benedhit, pastaj "Kolegji Shën Adriani" transferuar në 1794 në Shën Mitri, dhe në Sicili "Seminarin Italo-Shqiptar" të Palermos (1735), që u transferua në Horën e Arbëreshëvet në 1945. Shumica e pesëdhjetë komuniteteve arbëreshë ruajnë fenë krishtere ortodokse. Ata i përkasin dy dioqezaveUngra për arbëreshët e Italisë jugore dhe Hora e Arbëreshëvet për arbëreshët e Sicilisë. Lidhur historikisht me komunitetin arbëresh është Manastiri i Grotaferratës në Romë, ku ka shumë murg arbëreshë. Eparkit bizantine, me murgjit dhe priftërinjtë e tyre, me nga një bashkësi shqipfolëse në Itali, janë pjesa më e rëndësishme për të ruajtur dhe për të mbajtur traditat etnike, gjuhësore, fetare, tradicionale dhe identitetin e pakicës etnike shqiptare.
 

Marr nga Wikipedia