Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Kapen 53.1 tonë mish i kontaminuar me salmonela

Albapoli
Albapoli - 24 maj 2018, 21:59

Autoriteti Kombëtari Ushqimit të Shqipërisë ka konfiskuar 53.1 ton mish të kontaminuar me salmonela typhimurium, me prejardhje nga Brazili dhe ishte i destinuar për tregun shqiptar.

AKU thotë në një deklaratë se gjatë vitit 2018 janë identifikuar dhe kthyer mbrapsht veç dy rasteve të mësipërme edhe 78. 1 tonë mish të importuar nga Brazili.

Në komunikatë thuhet se AKU thotë se garanton sigurinë e produkteve të importuara, që qarkullojnë në tregun shqiptar është e plotë.

Shenjat e salmonelës përfshirë diarrenë, ethet, shfaqen 12-72  orë pas infeksionit dhe sëmundja vazhdon edhe 4-7 ditë. Disa njerëz e kalojnë këtë sëmundje pa trajtim dhe të tjerët që kanë imunitet të ulët e kanë të nevojshme të trajtohen në spital.

Gjatë trajtimit kundër salmonelës duhen shmangur ushqime me yndyrë dhe sheqer të lartë. Gjithashtu duhen shmangur ushqime djegëse, pijet alkoolike dhe kafeja gjatë dy ditëve të shfaqjes së simptomave./KosovaPress.