Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Kompletohet Gjykata Kushtetuese, të gjithë gjyqtarët shqiptarë

Albapoli
Albapoli - 6 korrik 2018, 15:49

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, të cilët sot janë zgjedhur nga Kuvendi.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kosova është dëshmuar shembulli më pozitiv, në rajon e më gjerë, i funksionimit të drejtësisë kushtetuese.

Statusi i plotë i kryeparlamentarit Veseli

Sot Kuvendi i Kosovës përzgjodhi anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Ndonëse shtet i ri, Kosova është dëshmuar shembulli më pozitiv, në rajon e më gjerë, i funksionimit të drejtësisë kushtetuese. Gjykatësve të sapo zgjedhur iu urojmë punë të mbarë dhe efektive në vazhdimin e traditës së mirë që ka krijuar Gjykata Kushtetuese, por edhe avancim të standardeve që kërkohen prej saj. Kjo merr rëndësi të veçantë, nga fakti se, nga sot, Gjykata Kushtetues e Kosovës, është një institucion tërësisht i kosovarizuar, meqë më nuk do të ketë anëtarë ndërkombëtarë në përbërjen e saj.

Pas Veselit, për emërimet e gjyqtarëve ka shkruar edhe kryeministri Haradinaj. Ai ka thënë se sot është përmbyllur një proces i rëndësishëm i sundimit të ligjit.

“Me përzgjedhjen e tre Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi dhe Safet Hoxha, sot u përmbyll një proces i rëndësishëm i sundimit të ligjit. Tre gjyqtarëve të rinj, punë të mbarë dhe integritet në mbrojtje të kushtetutshmërisë”, ka shkruar Haradinaj./koha.net/