Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Sekuestrohen 1.5 milionë euro në portin e Durrësit

Albapoli
Albapoli - 24 qershor 2018, 17:27

Policia e portit në Durrës arriti të sekuestrojë një shumë të konsiderueshme parash, prej rreth 1.5 milionë eurosh.

Sekuestrimi i shumës së parave u bë në një makinë që mbërriti në port, me tragetin e linjës Ankona-Durrës.

Sasia e parave u gjet në një makinë tip Toyota, e cila ishte pa targa, ndërsa kontrolli në mjet u bë pas një sinjalizimi paraprak të Europolit.

Paraprakisht raportohet se ky mjet ishte nisur nga Belgjika dhe po transportohej me kampion për në Shqipëri./TCH/