Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Një ari i madh është fotografuar në malet e Sharrit

Albapoli
Albapoli - 8 prill 2018, 10:08

Një ari i madh është fotografuar në malet e Sharrit. Fotoja po qarkullon nëpër rrjetët sociale. Nuk e dimë nëse qarkullimi i këtij lajmi do të jetë ogurzi për ariun, i cili mund të rrezikohet nga gjuetarë të papërgjegjshëm. Andaj, gjersa ky lajm duhet të na gëzoj të gjithëve dhe të na bëj krenar për pasurinë e malëve tona, dikush mund t'i vihet pas këtij ariu për trofe gjuetarie. Duke publikuar këtë lajm gazeta Albapoli shpreson që t'ju tërheq vëmendjen autoritetëve për ta mbrojtur këtë kafshë nga gjuetarët e papërgjegjshëm.  Kafshët e egra janë pasuri dhe ekzistenca e tyre është e domosdoshme për ruajtjen e biodiversitetit.