Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Lumi Cem rrezikohet nga HEC-et

Edvin Pacara
Edvin Pacara - 27 mars 2018, 20:12

Lumi Cem, një nga lumenjtë më të bukur të Bjeshkëve të Namuna, rrezikohet nga 4 HEC-e, të cilët parashikohet ta fusin lumin në një sërë tunelesh, kanalesh e tubash. Kjo është dhe goditja e rradhës ndaj lumenjve në Republikën e Shqipërisë. Janë dhënë 524 konçesione për HEC-e në Republikën e Shqipërisë, dhe nëse të gjitha këto realizohen, atëherë do të zhduken përfundimisht të gjitha llojet e troftave në Republikën e Shqipërisë. HEC-et gjithashtu po dëmtojnë rëndë turizmin, i cili pat një rritje në vitet e fundit. 

Image
Lumi Cem i parë nga Leqet e Hotit. Foto: Edvin Pacara