Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Tonelata mbetjesh plastike mbulojnë Liqenin e Fierzës në Vërmicë

Edvin Pacara
Edvin Pacara - 20 mars 2018, 11:49
Tradita e shqiptarëve për t’i hedhur mbeturinat në brigjet e lumenjve, dhe tradita e përvitshme e bashkive që të mos verë kazanë nëpër fshatra e qytete e t’i mbledhë mbeturinat, përsërit pas çdo reshje shiu ritualin e mbulimit të liqeneve e bregdeteve tanë me mbeturina. Një shqiptarit në Prizren që hedh shihet e mbeturinat në Lumbardh, nuk i duhet shumë për t’u takuar me mbeturinat e tij kur të shkojë të rrezitet në Shëngjin, Velipojë a Durrës. Kjo traditë duhet të marrë fund. Sepse është mbushur kupa. Këto ditë brigjet e Kroacisë u mbushën me mbeturina shqiptare. Pra, jo vetëm shqiptarët po dëmtojnë vetveten me këtë zakon, por po kthehen në problem edhe për të gjithë Detin Adriatik.
Image
Vërmicë, mars 2018, foto: Ramadan Kolukaj

 

Image
Image
Foto: Ramadan Kolukaj