Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Plastika detare: Qindra fragmente të plastikës në zogjë të vdekur

Albapoli
Albapoli - 27 qershor 2018, 13:32

(BBC)

Pamje të reja nga ndotja e mjedisit me plastikë dhe ndikimi shkatërrues i saj në kafshë është vërtetuar edhe nga një ekip i BBC-së.

Zogjtë e detit po vdesin nga uria në ishullin e largët Lord Howe, një xhirim i ekuipazhit për dokumentarin e BBC, Drowning in Plastic.

Stomaku i tyre ishte i mbushur me plastikë sa që nuk ka vend për ushqim.

Dokumentari është pjesë e një iniciative të BBC të quajtur Plastics Watch, ku ka parë ndikimin e plastikës në mjedis.

Biologët detarë të ekipit të filmuar po punojnë në ishull për të shpëtuar sa më shumë zogjë që të munden. Ata kapën qindra zogj – pasi i shplanë stomakun e tyre - për të i hequr plastikën nga stomaku i tyre dhe "t'u jepnin atyre një shans për të mbijetuar".

Nuk ka vend për të ushqyer

Image

Zogjtë qëndrojnë në fole në strofkat e Lord Howe Island, i cili është më shumë se 600 kilometra larg bregut lindor të Australisë. Ndërsa zogjët presin në strofull, prindërit shkojnë në det dhe kapin ndonjë peshq të vogël dhe kallamar për të ushqyer pasardhësit e tyre.

"Këta zogj janë grabitqarë gjeneralë," shpjegoi biologu detar Jennifer Lavers i cili punon me koloninë Shearwater. "Ata do të hanë çdo gjë që u jepet atyre vetëm për të ushqyer. Kjo është ajo që u lejohet atyre të lulëzojnë - mungesa e përzgjedhjes së ushqimit.

"Por kur vendosni plastikë në oqean, kjo do të thotë se ata nuk kanë aftësi për ta dalluar plastikën nga jo-plastika, kështu që ata e hanë edhe atë".

Zogjtë e prindërve pa dashje ushqehen me plastikën që ua sjellin prindërit, do të thotë që zogjtë dalin nga strofkat e tyre me stomak të mbushur me plastikë dhe me ushqim të pamjaftueshëm për t'iu mundësuar atyre të shkojnë në det dhe të gjuajnë për vete.

Image

Zogjtë e detit zhyten në ujë për ushqim, por shpesh hanë edhe copa plastike

Por, kur zogjtë dalin për herë të parë nga foleja, ekipi i hulumtimit është duke bërë përpjekje për ti ndihmuar ata që të mos hanë edhe ata plastikë.

"Nëse sasia e plastikës nuk është aq e rëndësishme, ne përdorim një proces të quajtur lavazh, ku ne shplajmë ose lajmë stomakun e zogut - pa dëmtuar atë", shpjegoi Dr Lavers.

Ekuipazhi i BBC-së filmoi ekipin që punonte me secilin zogë në mënyrë individuale - duke përdorur tubat për të mbushur stomakun e tyre me ujin e detit dhe për t'i bërë ata ta nxjerrin plastikën jashtë.

Image

Pastrimi i stomakut të zogjëve me ujë të detit që futet në trup me anë të një tubi.

Liz Bonnin, tha se ajo që ajo pa në Lord Howe Island ishte një nga gjërat më të vështira që ajo kishte përjetuar në karrierën e saj.

"Ishte tronditëse për të parë se sa plastikë dilte nga një zogë," tha ajo për BBC News. "Ne pamë, mendoj se 90 pjesë dalin nga një prej zogjëve në natën e dytë.

"Por shkencëtarët po na thoshin se ndonjëherë nxjerrin 200 ose 250 copë plastike nga zogjtë e ngordhur ose nga shplamja e stomakut të tyre.

"Është e turpshme kur mendoni për këtë."

Jennifer Lavers shtoi se shumica e plastikës që ajo dhe kolegët e saj kanë gjetur në punën e tyre me zogjtë është "krejtësisht e parandalueshme".

Image

Disa pjesë të oqeanit tani përmbajnë më shumë copa plastike se sa plankton.

"Ne gjejmë rroba plastike, brusha plastike të dhëmbëve, të cilët lehtë mund të zëvendësohen nga materiale të tjera - alumini ose druri.

"Kur shohim ndryshime të tilla dhe shkallëzojmë në të gjithë popullsinë njerëzore, mund të bëjmë një ndryshim.

"Unë pres me padurim një të ardhme ku unë nuk do të jem duke nxjerr plastikë nga atomaku i shpendëve të vegjël - kjo do të ishte e shkëlqyer".

Përkthyer nga Ermal Bislimi [email protected]