Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Dita Botërore e MJEDISIT

5 qershori, një ditë tejet e rëndësishme në kalendarin ekologjik
Albapoli
Albapoli - 5 qershor 2018, 14:13

Mjedisi është vendi ku ne të gjithë takohemi; ku të gjithë kemi interesa të përbashkëta; kjo është gjëja që ne të gjithë e ndajmë së bashku. Bota nuk është duke vdekur, janë duke e mbytur. Njerëzit që po e mbysin atë kanë emra dhe adresa. Është koha për një politikë të qëndrueshme të energjisë e cila vë konsumatorët, mjedisin, shëndetin e njeriut dhe paqen në rend të parë.

nga:Gentrit Hoxha

Si u vendos dita botërore e mjedisit?

Dita ndërkombëtare e mjedisit është caktuar mbi 30 vjet më parë nga Asambleja e përgjithëshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vemendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

5 Qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-s. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo dite zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar. Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke patur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.

Image

Qëllimi I kesaj dite?

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human

 

 
 

 

Pse ka rëndësi promovimi i shëndetit mjedisor?

Sipas  studimeve  të  shumta  të  kryera  në  vite  nga  Organizata  Botërore  e Shëndetësisë (OBSH):

  • Në botë, 13 milion raste të vdekjeve mund të parandalohen duke patur çdo vit mjedise të shëndetshme.
  • Tek fëmijët nën moshën pesë vjeç, një e treta e të gjithë sëmundjeve shkaktohet nga faktorë të tillë si : konsumi i ujit jo higjienikisht i pastër dhe ndotja e ajrit.
  • Çdo vit, jeta e katër milion fëmijëve nën moshën 5 vjeç - kryesisht në vendet në zhvillim - mund të ruhet me anë të parandalimit të rreziqeve mjedisore të tilla si uji i pasigurt dhe ajrit i ndotur.
  • Në vendet në zhvillim, sëmundjet kryesore të shkaktuara nga ndotja e mjedisit janë    sëmundjet diarreike,infeksionet respiratore, malarja.
  • Mirëmenaxhimi i mjedisit mund të parandalojë 40% të vdekjeve nga malaria, 41% të vdekjeve nga infeksionet respiratore, dhe 94% të vdekjeve nga sëmundjet diarreike.
  • Në vendet e zhvilluara, një e treta e vdekjeve dhe e sëmundjeve janë të lidhura direkt me ndotjen e mjedisit.
  • Në vendet e zhvilluara, mjediset e shëndetshme mund të zvogëlojnë ndjeshëm incidencën e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare, astmën, infeksionet e në rrugët e frymëmarrjes, sëmundjet e sistemit kockor e muskulor, etj.
  • Sipas raportit botëror të shëndetit nga 102 kategoritë e sëmundjeve dhe lëndimeve të shënuara, 85 janë nga faktorët mjedisore.
  • Pjesa më e madhe e vdekjeve, sëmundjeve dhe paaftësive mund të parandalohen duke ndërhyrë dhe synuar në promovimin mjediseve të sigurt si: mbajtja e higjienës, përdorimi i pastër dhe i sigurtë i karburanteve, etj.
  • Ndërhyrje të tjera që mund të përfshijnë shëndetin mjedisor janë: rritja e sigurisë së ndërtesave, përdorimi i kujdesshëm dhe menaxhimi i substancave toksike në shtëpi dhe në vendin e punës; mirëmenaxhimi i burimeve të uji
Image
Nje cikel i Jetës që duhet aplikuar nga te gjithë

 

Sa të rrezikuar jemi nga ndotja e mjedisit?

Sipas “Raportit të Shëndetit Evropian (2009)”, në rajonin evropian, ndodhin më shumë se 1.7 milion vdekje në vit (ose 18% e të gjitha vdekjeve) për shkak të ndotjes së mjedisit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rezultohet se një e treta e gjithë sëmundshmërisë tek fëmijët dhe adoleshentët, në moshat 0-19 vjeç ndodh për shkak të faktorëve mjedisorë.

Ndotja e ajrit nga përdorimi i automjeteve të vjetra në disa qytete kryesore të Shqipërisë përbën më të vërtetë një problem shumë serioz. Sipas një raporti të publikuar në vitin 2012 nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Evropën, vetëm në qytetin e Tiranës, 500 vdekje në vit mund t’i atribuohen ndotjes së ajrit.

 

Format parandaluese per mbrojtjen e mjedisit

  • Parandalimi I djegjes se gomave dhe perdorimit te madh te plastikes
  • Perdorja e teknologjive te reja per prodhimin e rrymes nga burimet e riperteritshme
  • Riciklimi I materialeve te ndryshme.
  • Perdorim sa me I kursyeshëm I lendeve te para.
  • Eliminimi i ndotjes nga automjetet nëpërmjet zonave me akses të kufizuar!
  • Vendosja e një industrie që rrespekton cilësinë e ajrit
  • Modifikimi i automjeteve të vjetra ndotëse!
  • Gjelbërimi qytetit.
  • Reduktimi i trafikut nëpërmjet promovimit të pedalimit apo ecjes në qytet.
  • Vetëdijësimi I Njerzëve mbi te gjitha sepse ai është faktori kryesor

 

 

Image