Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Vetëvritet shoferi i Gardës, ishte pjesë e eskortës së Xhafajt

Albapoli
Albapoli - 30 qershor 2018, 13:51

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë në makinë rreth orës 9:30 të mëngjesit të kësaj të shtune, me një plumb në kokë në garnizonin e Gardës, brenda garazhit të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme.

31-vjeçari Shkëlzen Qordja, me detyrë funksionale shofer i ministrit të Brendshëm, është konstatuar nga punonjës të Gardës, ndërsa nga dyshimet e para mendohet të ketë qëlluar mbi veten. Arsyet nuk dihen ende, ndërsa burime thanë se në makinë është gjetur edhe një pistoletë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që po punon për të qartësuar rrethanat e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, nga policia sqarohet se viktima nuk ka qenë i pezulluar nga detyra./tch/