Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Në gërmimet pa leje në një varrezë në Kamenicë gjendet një gur i një periudhe të vjetër

Albapoli
Albapoli - 28 qershor 2018, 22:18

Persona të panjohur kanë gërmuar në një varrezë të vjetër në fshatin Zhujë të komunës së Kamenicës. Nuk dihet se çfarë kanë kërkuar në të dhe nuk ka ende persona të dyshuar për rastin. Por, gjatë gërmimit, aty është hasur në një gur të vjetër, për të cilin nuk dihet se cilës periudhë i përket.

Zyrtarë të komunës së Kamenicës nuk kanë njohuri për këtë gur. Mirëpo, ata e kanë dënuar këtë akt.

KTV-ja ka kontaktuar edhe me Artan Hoxhën, drejtorin e Qendrës Rajonale për Kulturë të Gjilanit.

Ai ka thënë se nuk janë lajmëruar për këtë rast por mund të shkojnë ta vizitojnë vendin dhe të kryejnë hulumtimet e nevojshme./koha.net/