Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Sot janë themluar edhe katër komitete të reja në Gjilan

Albapoli
Albapoli - 24 prill 2018, 22:48
 

Kuvendi komunal i Gjilanit ka themeluar komitete që ndihmojnë në vendimmarrje në fushat përkatëse të tyre. Të këti lloji, të martën janë themeluar Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Komiteti për Zhvillim Ekonomik, Komiteti për Arsim dhe Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar.

Kryesues i Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është zgjedhur Blerim Syla (LDK), ndërsa z/kryesuese – Sanije Matoshi (Nisma), kryesues i Komitetit për Zhvillim Ekonomik – Burim Berisha (LDK), z/kryesues – Shadije Rexhepi (LDK), kryesues i Komitetit për Arsim – Faton Bislimi (LDK), z/kryesues – Drita Maliqi (AKR), kryesues i Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar – Artan Cani (LDK), z/kryesues – Valmira Arifi (Nisma).

Lëvizja Vetvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sy subijekte qe përfaqësohen nga 6 antarë në Kuvend Komunal, kanë refuzuar të udhëheqin komitetet ne fushat të ndryshme përkatëse.

Përndryshe, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se komitetet si trupa ndihmëse bëjnë punë të rëndësishme në kuadër agjendës së aktiviteteve të Kuvendit Komunal, sipas obligimeve dhe përgjegjësive që ka secili prej tyre në fushat përkatëse.

Janë themluar pesë komitete e para, ku njëkohësisht janë zgjedhur kryesuesit dhe z/kryesuesit, ndërkohë që do të vazhdohet me komitetet tjera, deri në përmbylljen e këtij procesi.