Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

LVV në Viti, tejet e zhgënjyer, e quan Salih Salihun hipokrit

Albapoli
Albapoli - 16 mars 2018, 12:45

Ishin shumë skandale të cilat ishin lidhur me emrin e tij. Dikush ndoshta  pyeste me të drejtë se çka ka të bëjë ky njeri me konceptët e Lëvizjës Vetëvendosje!, pasiqë ai ishte një milioner në radhët e kësaj partie e cila e konsideron vetën të majtë. Për më tepër, Salih Salihu është edhe njeriu i cili ka përfituar shumë nga privatizimi i dhunshëm i AKP-së të cilin e kishte kundërshtuar ashpër LVV. Dyshime janë hedhur edhe mbi atë se si është bërë deputet pasiqë një sistemi zgjedhor aktual nuk i jep thuajase asnjë mundësi një kandidati nga një qytet i vogël si Vitia që të arrijë në ulëset e Kuvendit, përveç në raste të veçanta kur kandidati është i mirënjohur anemban vendit për të bërat e tij kombëtare. Salih Salihu nuk ishte i tillë, ai madje përgjatë gjithë mandatit të tij të parë nuk ishte dëgjuar thuajse fare në Kuvend. Aq më tepër kur në zgjedhjet lokale të mëvonshme ai nuk arriti të shkojë as në balotazh kundrejtë rivalit të tij, Sokol Halitit. Dyshimet u hodhen ndaj tij mbi atë se ai dhe të tjerë të kenë blerë votat drejtëpërdrejtë në qendrën e Fushë Kosovës ku bëhet grumbullimi i votave. Për më keq, ai u akuzua për një aferë morale. Sipas të thënave ai dyshohet të ketë mashtruar një vajzë të re (studente të tijën) e cila paskesh qenë e fejuara e një bashkëfshatari të tij duke hyrë në një lidhje dashurie me të. Aferat ishin të mëdha dhe serioze të cilat u lidhën me këtë figurë publike të këtij qyteti të vogël të vendit tonë.  Rishtazi, pas përçarjëve që pasuan në Lëvizjen Vetëvendosje!, Salih Salihu ishte radhitur në anën e Albin Kurtit duke qenë edhe pjesëmarrës në prezentimin e platëformës së tij. Ai shihet madje duke i shtrenguar fortë duartë me Albin Kurtin përgjatë kësaj konference. Për më tepër ai vazhdon aktivitetin në krahun e djathtë të Albinit edhe kur ky i fundit vjen në Viti për të prezentuar platëformën e tij. Pikërisht, me këtë rast një aktivist i LVV të kësaj qendre e kishte pyetur se cilat do të ishin qëndrimet e tija të mëtutjeshme. Salih Salihu i ishte përgjigjur aktivistit në fjalë se ai do të qëndrojë në LVV dhe se koha e dorëheqjeve kishte mbaruar. Ditë më parë, Salih Salihu u nënshkrua tek Grupi i Deputetëve të Pavarur duke e braktisur LVV papritmas. Ky lajm bëri bujë të madhe në Viti. Më të mllefosurit ishin aktivistët e kësaj qendre të cilët përmes një komunikate e kanë shprehur të gjithë pakënaqësinë e tyre duke e quajtur Salih Salihun "hipokritë". 

Në vijim ju ftojm të gjeni komunikatën e plotë të kësaj qendre lidhur me ish-kryetarin e saj : 

Në takimin e mbajtur me datë 15.03.2018 të Grupit Punues dhe një pjesë të konsiderueshme të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, qendra në Viti, prej çështjeve që ishin shtruar për diskutim në masë të gjërë ishte edhe dorëheqja e padeklaruar tekstualisht prej deputetit Salih Salihu. Ai në takimin që ishte thirrur prej Lëvizjes VETËVENDOSJE!, meqë si prezencë ishte edhe Albin Kurti për të shpalosur platformën e tij programore, ishte pyetur decedivisht nga një anëtar, Shpend Hasani, se cili do të ishte qendrimi i tij i mëtutjeshëm në Lëvizjen VETËVENDOSJE ? Salih Salihu, në prani të mediave, Kryesisë, anëtarëve, aktivistëve, simpatizantëve, por edhe në prani të kandidatit për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti, deklarohet “ unë si kryetar i LVV! në Viti, nuk do të japë dorëheqje, pasi koha e dorëheqjeve tashmë ka përfunduar”. 

Madje shpjegimi i tij në prani të masës fizike ishte se unë gjithnjë jam munduar për t’i shuar disa nga zërat të pakënaqur, mbase kem ndërtuar diçka të veçante, që i ka kontribuar dhe  i kontribuan gjithnjë çështjeve nacionale. 

Ky veprim i deputetit Salihu, është një lloj hipokrizie e pashembullt ndaj votusve dhe aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Salih Salihu fatkeqësisht për atë akt nuk kishte dorëzuar dorëheqjen e tij në qendrën e LVV! në Viti, dhe nuk e kishte shpjeguar racionalisht veprimin e tij tejet kontravers dhe absurd. Pos kësaj ai asnjëherë nuk kishte shfaqur ose shprehur ndonjë pakënaqësi gjatë diskutimeve dhe mbledhjeve brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Prandaj, ai tashmë nuk mund të thirret as moralisht në të drejtën e përfaqësimit të votusëve vitias. Dhe ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! qendra në Viti, shfrytëzojmë rastin që për aktin iracional dhe të paargumentuar objektivisht ti kërkojmë të dorëhequrit Salih Salihut dorëzimin e mandatit të deputetit të fituar nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! 

Megjithatë, ikja e tij në këtë mënyrë nuk është reflektuar në anëtarsinë e gjerë në kontekstin negativ. Përkundrazi Lëvizja VETËVENDOSJE! në Viti, po dëshmohet shumë kompakte dhe e bashkuar, sidhe, si gjithnjë, po tregohet vigjilente dhe kooperative për hapat e suksesshem që do ti ketë në vazhdim. 

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti, është ma unike se kurrë më parë dhe pas deputetit  të dorëhequr jo dinjitetshëm, nuk qendron më asnjë strukturë e LVV! në Viti. Dhe krejt në fund, SUBJEKTI QË METON TË ZHVILLOJ DHE PËRPAROJË  si shoqërinë në nivel lokal po ashtu edhe atë kombëtar, si dhe njëherit t’i përmbushë obligimet e të gjithëve, gjithnjë në dimensionin pozitiv, është i hapur për të gjithë ata individ që mendojnë ti shërbejnë racionalisht interesit madhor. 

Lëvizja VETËVENDOSJE! Viti