Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Soros do të investojë në monedha virtuale? Pak muaj më parë i quajti 'të pasigurta'

Albapoli
Albapoli - 11 prill 2018, 00:50

Xhorxh Soros po përgatitet të investojë në monedha virtuale, të konsideruara nga qeveritë perëndimore si asete aspak të sigurta.

Burimet thanë për rrjetin prestigjioz amerikan Bloomberg se Adam Fisher, se menaxher i fondit familjar të Sorosit ka marrë aprovimin për të investuar në monedhat virtuale ku bëjnë pjesë Bitcoin, më e madhja ndër to.

Fondi familjar i investimeve të Xhorxh Sorosit arrin në 26 miliardë dollarë.

Vendimi konsiderohet i çuditshëm, pasi në Forumin Ekonomik të Davosit në Janar, Soros sulmoi me tone të ashpra monedhat virtuale.

Siç u shpreh ai, monedhat dixhitale janë shumë të paqëndrueshme dhe nuk mund të përdoren si monedha të zakonshme pasi mungojnë rregullat që garantojnë sigurinë e tyre.

Kjo deklaratë e Sorosit shkaktoi një rënie drastike të vlerës së Bitcoinit në Janar me rreth 4 mijë dollarë, duke thelluar edhe më tej tendencën e zhvlerësimit.

Prej dhjetorit kur arriti rekordin e 19 mijë dollarëve, vlera e 1 bitcoini është me shumë se përgjysmuar në rreth 6500 dollarë.

Bitcoini dhe dhjetëra monedha të tjera virtuale kanë forma të sofistikuara gjenerimi dhe nuk emetohen nga institucione të caktuara, çka e bën investimin në to aspak të sigurt./DITA/