Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Sektori bankar në Kosovë vazhdon të dominohet nga kapitali i huaj

Albapoli
Albapoli - 25 qershor 2018, 11:15

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar ka njoftuar se struktura e sistemit financiar përbëhet nga gjithsej 112 institucione financiare të cilat janë licnencuar dhe regjistruar, si dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë bazuar në legjislacionin e aplikuar në Republikën e Kosovës dhe në kuadrin rregullator në fuqi të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

“Struktura e sistemit financiar megjithatë dominohet nga bankat, fondet pensionale dhe siguruesit marrë parasysh që së bashku menaxhojnë 96.5% të gjithsej mjeteve të sistemit financiar përkundër faktit që në numër janë shumë më pak se IMF-të, IFJB-të dhe ndërmjetësuesit në sigurime së bashku. Peshën më të madhe në kuadër të sistemit financiar në vend e kanë dhjetë bankat të cilat në fund të vitit 2017, përbënin 65.5% të gjithsej mjeteve të sistemit financiar”, citon televizioni publik raportin vjetor të BQK-së.

Image
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Sipas BQK-së bankat pasohen nga dy fondet pensionale të cilat së bashku menaxhojnë 27.9% të mjeteve të sistemit. Siguruesit në vend radhiten të tretit për nga pesha marrë parasysh që në fund të vitit 2017 përbënin 3.0% të mjeteve të sektorit. Pjesa e mbetur prej 3.6% menaxhohet nga IMF-të, IFJB-të dhe ndihmësit në sigurime. Struktura e mjeteve të sektorit financiare në fund të vitit 2017 dominohet nga bankat, të cilat menaxhojnë me 65.5% të gjithsej mjeteve në këtë sektor. Fondet pensionale radhiten të dytat për nga pesha pasi që menaxhojnë me 27.9% të gjithsej mjeteve të sistemit. Siguruesit menaxhojnë me 3.0% të gjithsej mjeteve të sistemit prandaj edhe rënditen në pozitën e tretë. Pjesa e mbetur e mjeteve të sektorit financiar në Kosovë, menaxhohet nga institucionet mikrofinanciare (2.5%) dhe institucionet financiare jobankare dhe ndihmësit tjerë financiarë (1.0%).

“Struktura e kapitalit të sektorit bankar vazhdon të dominohet nga kapitali i huaj, ku në fund të vitit 2017, tetë (8) nga dhjetë (10) bankat e licencuara të operojnë në vend janë me kapital të huaj dhe përbëjnë 90.2% të gjithsej kapitalit të sektorit, duke mos shfaqur ndonjë ndryshim të madh krahasuar me një vit më parë”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së.