Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Akademia e burrave

14 qershor 2018, 01:48

As edhe një anëtar i vetëm i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës nuk është grua.

Të gjithë 22 anëtarët e rregullt të Akademisë janë burra.

Ndërsa nga 16 anëtarë që janë me korrespodencë, 4 prej tyre janë gra: Edi Shukriu, Gjyljeta Mushkolaj, Justina Shiroka-Pula dhe Myzafere Limani.

Akademia numëron edhe 19 anëtarë të jashtëm, ku prapë të gjithë janë burra.

Anëtarë të jashtëm të Akademisë janë edhe Ismail Kadare, Oliver Schmit, Noel Malcolm etj. Anëtar i Akademisë është edhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ndërsa kryetar i ASHAK-ut është ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

Këtu mund ta gjeni listën e anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës./Kallxo