Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Berisha: Rama doli nga dera e ...!

Ermal Bislimi
Ermal Bislimi - 12 prill 2018, 19:27

 

Pas përfundimit të seancës parlamentare ish-kryeministri Sali Berisha foli për gazetarët jashtë Kuvendit.

Berisha falenderoi të gjithë ata që po çojnë peshë në revoltë Shqipërinë.

“Kam vetëm dy fjalë. Një përshëndetje edhe njëherë për të gjitha ata që po çojnë peshë në revoltë Shqipërinë. Në emër të tyre sot deputetët e opozitës nxorrën Edi Ramën nga parlamenti nga dera e pasme.

 Kuksianët, dibranët dhe të gjithë veriorët e dinë mirë se çdo të thotë të largohesh nga dera e pasme e Shqipërisë apo nga dera e nevojtores. Pra shkoi, atje ku e meritoi”, tha Berisha.