Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Përjashtëohet ministri Bushati dhe 6 deputetë të opozitës nga Kuvendi i Shqipëris

Ermal Bislimi
Ermal Bislimi - 12 prill 2018, 19:12

Pas incidenteve të ndodhura në seancën e sotme në Kuvendi, Byroja ka marrë vendimin për përjashtimin e ministrit Bushati dhe 6 deputetëve të opozitës për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Deputetët e opozitës të përjashtuar me nga 10 ditë janë:

Edi Paloka, Flamur Noka, Klevis Balliu, Ervin Salianji, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari.

Ndërkohë, ministri Bushati mësohet se nuk ka qenë prezent në mbledhjen e Byrosë.

Deputetët e opozitës kanë debatuar me deputetët e mazhorancës. Paloka i është drejtuar deputetit Hyseni: Kam bërë burg për politikë, por kurrë për vjedhje pronash.