Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Mbyllet pakti Shqipëri-Greqi, pritet nënshkrimi nga Rama e Tsipras

Albapoli
Albapoli - 21 qershor 2018, 13:16

Ministri i Jashtem i Shqiperise, Ditmir Bushati, dhe ai grek, Nikos Kotzias, kanë mbyllur në Rodos marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë, aq shume të diskutuar prej kohesh, raporton gazeta “Panorama”.

Sipas mediave greke, nëse nuk do të ketë ndonjë të papritur në orët që pasojnë, atëherë dy kryeministrat, ai i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai grek, Alexis Tsipras, do ta nënshkruajnë këtë pakt në një takim që pritet të mbahet gjatë samitit të BE-së, më 28 dhe 29 qershor.

Mediat greke shkruajnë se pakti në fjalë do të ishte mbyllur me kohë, nëse nuk do të kishte reaguar presidenti i Shqipërisë, Meta, por Rama (citojnë mediat) pret që kjo pengesë tashmë të tejkalohet.

Marrëveshja e arritur përfshin heqjen e ligjit të luftës, demarkacionin EEZ dhe të gjitha çështjet tjera të hapura midis Greqisë dhe Shqipërisë, duke vendosur një standard të ri në marrëdhëniet dypalëshe.