Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

PD me të njëjtin skenar… Basha nuk lëshon foltoren, Ruçi ndërpret seancën

Albapoli
Albapoli - 21 qershor 2018, 13:13

Ka nisur sot seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, me raportin vjetor të kreut të Autoritetet të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi. Mirëpo, ajo çka ra në sy ishte mungesa e deputetëve të PD-së, por që u rikthyen në sallë shumë shpejt.

E ndërsa parashikohet një klimë tensionuese, mësohet se deputetët e PD dhe kreu Lulzim Basha po zhvillonin një mbledhje grupi në selinë blu. Dhe menjëherë pas kësaj mbledhje, deputetët e PD-së i janë drejtuar sallës së Kuvendit.

Duket se PD po vepron me të njëjtën strategji sot, ashtu si edhe në seancat e kaluara. Kreut të PD, Lulzim Basha i ka mbaruar fjala, por nuk pranon të lëshojë foltoren. “Rama është informuar ashtu si edhe unë për një ngjarje me pasoja të tmerrshme për fatin e negociatave dhe integrimin e vendit. Por ka ardhur të fshehë të vërtetën, mbrëmë 24 orë pas samitit dhe takimit Merkel- Makron, kristiandemokratët dhe kristiansocialët gjermanë dhe partia simotër e PS kanë rakorduar qëndrimin e tyre për negociatat me vendin. Ashtu si Rama e di fare mirë, lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët”, është shprehur Basha.

Ruçi i ka kërkuar Bashës që të lëshojë foltoren pasi i ka mbaruar koha, por ai nuk ka pranuar. Kjo ka bërë që kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi të ndërpresë seancën për 10 minuta. Kjo nuk e ka penguar Bashën që ta përfundojë fjalën, duke u lidhur live në rrjetin social, “Facebook”.