Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Jo 30 inspektorë në veri paguhen pa punuar, por 300

14 qershor 2018, 16:28

Sali Zyba, ka ngritur shqetësime lidhur me pagesën e inspektorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në veri të Mitrovicës, duke e pyetur Ministrin Bajram Hasani, se deri kur qeveria e Kosovës do ta lejoj dëmtimin e buxhetit të Kosovës.

Sipas një deklarate për media zoti Hasani ke konfirmuar se 30 inspektorë të MTI marrin paga pa punuar fare. Deri kur qeveria e Kosovës, Ministria do të lejoj dëmtimin e buxhetit të Kosovës duke dhënë paga pa punuar”, tha Zyba.

Ndërsa, ministri Hasani tha se është çështje që u takon të marrin vendim së bashku, duke theksuar se bëhet fjalë për rreth 300 zyrtarë që janë të shpërndarë në të gjitha ministritë.

Siç jeni informuar në zbatim të marrëveshjes së Brukselit në shuarjen e të ashtuquajturës mbrojtje civile në komunën e Mitrovicë e Veriut, të arritur më 26 mars 2015 me ndërmjetësim të BE-së dhe mbështetur me vendim të qeverisë, për zbatim të marrëveshjes MTI ka punësuar 25 zyrtar. 11 prej tyre janë inspektorë. Që nga muaji janar 2016 marrin pagë të rregullt mujore 360 euro nga buxheti”, tha Hasani.

“Nuk është vetëm MTI. Mbi 300 zyrtarë janë në gjitha ministritë që janë shpërnda në mënyrë paralele”, shtoi Hasani.

E zyba tha se kjo deklaratë ia ka rritur shqetësimin.

Pyetja ime ka qenë për 30 zyrtarë e po bëhet fjalë për 300 zyrtarë”, tha ai./Kallxo