Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Përplasje tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, sulmohen me shkopinj veteranët

Ermal Bislimi
Ermal Bislimi - 5 maj 2018, 14:40

Një incident i paprecedent dhe shumë i shëmtuar është shënuar paraditen e sotme në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Ashtu siç ka ndodhur çdo vit, veteranë të luftës kanë pritur të përfundojnë nderimet zyrtarëve të krerëve të shtetit për të bërë homazhet e tyre për dëshmorët me fotot e Enver Hoxhës në duar.

Por tubimi i tyre është ndërprerë nga disa persona, të cilët mendohet se ishin mbështetës të PD, që kanë përdorur pankartat dhe shkopinjtë duke qëlluar në drejtim të veteranëve. Nuk ka munguar edhe dhuna verbale dhe ofendimet nga më të rëndat në drejtim të veteranëve të moshuar dhe diktatorit Enver Hoxha.

Incidenti ka ndodhur vetëm pak minuta përpara se në Varrezat Dëshmorëve të mbërrinte lideri i PD, Lulzim Basha për të kryer homazhet me rastin e 5 Majit.