Abonohu dhe
perfito nga
ofertat

Veseli nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Erst Stiftung

Kryekuvendari Veseli, gjatë vizitës në Vjenë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Erst Stiftung që ka të bëjë me projektin "DEMOS"
8 qershor 2018, 09:52

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Erst Stiftung, i cili udhëhiqet nga personaliteti i njohur, Erhard Busek.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua pas takimit të kryeparlamentarit kosovar dhe atij austriak dhe shënon një etapë të re të bashkëpunimit ndërparlamentar.

Projekti “DEMOS-TI”, i cili ka filluar të realizohet para dy vitesh, ka për qëllim edukimin e moshave të reja lidhur me parlamentarizmin në Kosovë.

Me marrëveshjen e re të bashkëpunimit, parashihet që nga 1 tetori i këtij viti, projekti të bëhet tërësisht pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Në dy vitet e fundit, rreth 7 mijë nxënës të shkollave fillore të Kosovës kanë qenë pjesë e këtij projekti për edukim parlamentar. Projekti synon që të përfshijë të gjithë nxënësit e shkollave fillore të Republikës së Kosovës./RKL